business

Ekspert/e/Kompani hulumtuese për realizimin e një vlerësimi të shpejtë mbi dhunën ndaj fëmijëve në shkolla në Kosovë

  • star Publikuar: 05-03-2025
  • star Skadon: 19-03-2025
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 236

THIRRJE PËR APLIKIM

Ekspert/e/Kompani hulumtuese për realizimin e një vlerësimi të shpejtë mbi dhunën ndaj fëmijëve në shkolla në Kosovë

Projekti: Qasja multi-discilinare në parandalim të dhe përgjigje ndaj dhunës në shkolla (CARING 2.0)

Vendi: Prishtinë

Raporton tek: Menaxheri i Programit

Datë: Mars 2025 – Prill 2025

  1. Informacione të përgjithshme

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë jo-fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së TdhK ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.

TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.

Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:

a)Angazhimi në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;

b) Mbështetja e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;

c) Mbështetja e kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe

d) Pilotimi i politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.

2. Informacione rreth projektit

TdhK është duke zbatuar projektin regjional "Qasja multi-discilinare në parandalim të dhe përgjigje ndaj dhunës në shkolla-CARING 2.0" (mars 2025 – shkurt 2027), si pjesë e konzorciumit dhe në partneritet me organizata të cilat veprojnë në 5 shtete siç janë Rumania, Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Kosova, dhe i mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian, në kuadër të programit CERV[1].

Në përputhje me angazhimin e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës, Komisionit Evropian rekomandon zhvillimin dhe forcimin e sistemeve të integruara të mbrojtjes së fëmijëve, bazuar në interesin më të mirë të fëmijës. Ky rekomandim thekson nevojën që fëmijët të jenë në qendër të sistemeve të mbrojtjes, duke garantuar të drejtat e tyre për mbrojtje nga të gjitha format e dhunës dhe duke siguruar përpjesëmarrjen e tyre aktive Gjithashtu, vihet theksi dhe në marrjen e masave të duhura dhe ndarjen e burimeve të nevojshme për mbrojtjen e integritetit fizik dhe mendor të fëmijëve si pjesë e një qasjeje të integruar për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në forcimin dhe funksionalitetin e sistemeve të integruara të mbrojtjes së fëmijëve përmes parandalimit me qasje multidisiplinore dhe reagimit ndaj dhunës në shkolla. Projekti vë një theks të veçantë në dimensionet gjinore dhe pjesëmarrjen kuptimplotë të fëmijëve, veçanërisht atyre në situata të cenueshme.

Dhuna në shkolla konsiderohet si një problem kompleks dhe i shumëanshëm shoqëror. E nxitur nga normat dhe stereotipet shoqërore, përfshirë këtu dhe perceptimet gjinore, është e përhapur gjerësisht si rezultat i dinamikave të pushtetit të pabarabartë në mes të të rriturve dhe fëmijëve, gjinisë femrore dhe mashkullore, dhe në mes të bashkëmoshatarëve. Gjinia luan një rol të rëndësishëm në format e dhunës që shfaqen në shkolla, vajzat janë më të ekspozuara ndaj dhunës seksuale dhe psikologjike, ndërsa djemtë ndaj dhunës fizike.

Për të adresuar këtë, TdhK do të realizojë një vlerësim mbi dhunën ndaj fëmijëve në shkolla, faktorët nxitës, njohuritë dhe përceptimet mbi stereotipet, paragjykimet dhe normat gjinore, si dhe për të identifikuar praktika të mira dhe pengesat e personelit të shkollës, fëmijëve dhe të rinjve për të reduktuar dhunën me bazë gjinore në shkolla, dhe të vlerësojë veprimet të cilat mbështesin uljen e dhunës në shkolla në mesin e fëmijëve, të rinjëve dhe personelit të shkollës. Gjetjet nga ky vlerësim do të informojnë një raport gjithëpërfshirës me rekomandime për programet e ngritjes së kapaciteteve që synojnë stafin dhe menaxhmentin e shkollës. Këto programe do të fokusohen në promovimin e komunikimit gjithëpërfshirës, jo të dhunshëm, nxitjen e barazisë gjinore dhe inkurajimin e praktikave pozitive të sjelljes në shkolla.

Objektivi i shërbimit:

TdhK do të angazhojë një ekspert vendor me ekspertizë të demonstruar profesionale, etike dhe teknike në kërkime, mbledhje të të dhënave dhe analiza. Eksperti do të jetë përgjegjës për kryerjen e vlerësimit, duke përdorur metodologji cilësore dhe sasiore për të shqyrtuar prevalencën, format dhe faktorët nxitës të dhunës në shkolla.

Objektivat kryesore të këtij angazhimi do të përfshijnë:

  • Identifikimin e prevalencës dhe formave të dhunës në shkolla, duke përfshirë dhunën fizike, psikologjike dhe seksuale, si dhe diskriminimin dhe agresionin nga bashkëmoshatarët.
  • Analizën e faktorëve themelorë të dhunës në shkollë, të tilla si normat gjinore, faktorët socialë dhe kulturorë dhe boshllëqet institucionale.
  • Vlerësimin e kapaciteteve, njohurive dhe perceptimeve të nxënësve, edukatorëve dhe menaxhmentit të shkollës në lidhje me parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës.
  • Identifikimin e barrierave dhe mundësive në mjedisin shkollor që ndikojnë në përpjekjet për të reduktuar dhunën dhe për të promovuar një kulturë tolerance dhe përfshirjeje.
  • Rekomandimet e bazuara në prova për forcimin e strategjive të parandalimit të dhunës, programeve të ngritjes së kapaciteteve dhe politikave të shkollës për të krijuar një mjedis më të sigurt mësimor.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

I. Funksione thelbësore të konsulencës:

  • Eksperti/ja do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK.
  • Eksperti/ja do të të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Eksperti/ja do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tij/saj pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.

II. Përgjegjësitë:

  • Të bëjë një analizë të prevalencës, llojeve dhe modeleve të dhunës ndaj fëmijëve në shkolla, e pasuruar me një këndvështrim ndërsektorial;
  • Të integrojë një perspektivë ndërsektoriale, duke analizuar se si statusi socio-ekonomik, gjinia, mosha, përkatësia etnike, aftësia e kufizuar, gjeografia dhe përbërja e familjes ndikojnë në përvojat e fëmijëve lidhur me dhunën.
  • Të eksplorojë ndikimin e politikave institucionale, klimës së shkollës dhe praktikave disiplinore në shfaqjen dhe parandalimin e dhunës.
  • Të identifikojë pengesat dhe mundësitë për trajtimin efektiv të dhunës brenda shkollave, duke përfshirë boshllëqet në mekanizmat e raportimit dhe strukturat e reagimit.
  • Të hartojë dhe përshtas pyetësorët bazuar në nevoja të audiencës e të cilët pyetësorë duhet t’i përgjigjen nevojës për të kuptuar perceptimin e roleve gjinore dhe pritshmërive të lidhura me shoqërinë; perceptimi i klimës së shkollës; praktikat disiplinore të stafit të shkollës; shfaqja e dhunës në mjedisin shkollor dhe aftësia e nxënësve dhe e stafit për të menaxhuar rastet e dhunës me bazë gjinore;
  • Të zhvillojë/modifikojë pyetësorët në kontekst të vendit, si për shpërndarjen përmes internetit ashtu edhe për sesione me fokus grupe, së bashku me udhëzues të përshtatur diskutimi në fokus grup dhe protokolle intervistash që përfshijnë pyetje të fokusuara ndërsektoriale;
  • Të bëjë një përmbledhje koncize të gjetjeve kryesore, duke theksuar pengesat dhe përvojat unike të grupeve të veçanta të fëmijëve, si vajzat, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët që vijnë nga grupet etnike të margjinalizuara (si romët, ashkalitë dhe egjiptianët) ose nga zonat rurale, ose ato nga familjet me një prind;
  • Të organizojë takime me fokus grupe;
  • Të hartojë raportin gjithëpërfshirës bazuar në të gjeturat kuantitative dhe kualitative;
  • Të koordinohet me TdhK rreth organizimit dhe mbarëvajtjes së takimeve me fokus grupe;
  • Të respektojë afatet dhe planin e punës të dakorduar;
  • Të mbajë një qasje neutrale dhe profesionale gjatë gjithë procesit;
  • Të sigurojë raporte dhe përditësime të rregullta për TdhK;
  • Të kryejë detyrat në përputhje me statutin e TdhK.

III. Koha

Eksperti/ja merr përsipër që të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë për dhjetë (10) ditë pune brenda periudhës mars 2024 – prill 2025.

Aktiviteti

Ditët

Përgatitja e materialeve të kërkuara: pyetësorë, mjetet e kërkimit, udhëzuesit e fokus grupeve dhe protokollet e intervistave.

1

Puna në terren – Vizita në shkolla dhe organizimi i fokus grupeve: mbledhja e të dhënave përmes pyetësorëve dhe fokus grupeve me nxënësit dhe personelin arsimor dhe menaxherial

4

Analiza e të dhënave të mbledhura, duke u fokusuar në identifikimin e tendencave, grupeve të cënueshme dhe boshllëqet ekzistuese në adresimin e dhunës në shkollë.

2

Hartimi i një raporti gjithëpërfshirës bazuar në të gjeturat kuantitative dhe kualitative

3

Gjithsej

10 ditë

* Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes dhe TdhK.

IV. Kriteret e Përzgjedhjes

  • Të jetë i/e diplomuar (së paku në nivelin bachelor) në shkenca sociale ose disiplina përkatëse dhe përvojë pune ekuivalente në këto fusha.
  • Të ketë 3 e më shumë vite përvojë në në fushën e arsim, fushën e të drejtave të njeriut me fokus tek fëmijët, apo të ngjajshme.
  • Të ketë njohuri mbi kontekstin e arsimit në Kosovë dhe pozitën e fëmijëve në institucione arsimore-edukative.
  • Të ketë përvojë dhe njohuri mbi dhunë me bazë gjinore dhe me bazë në shkollë.
  • Të ketë përvojë dhe njohuri mbi kontekstin e cenueshmërisë së grupeve specifike të fëmijëve, si vajzat, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët që vijnë nga grupet etnike të margjinalizuara (si romët, ashkalitë dhe egjiptianët) ose nga zonat rurale, ose ata nga familjet me një prind.
  • Të ketë përvojë me zbatimin e pyetsorëve, qofshin përmes platformave digjitale apo me shkrim.
  • Të këtë përvojë me punë me fokus grupe.
  • Të ketë përvojë punë me femijë sidomos të moshës shkollorë.
  • Të ketë përvojë pune me personelin arsimor dhe menaxherial të shkollave.
  • Të ketë njohuri të aspekteve të mbrotjes së fëmijës.
  • Të ketë shkathtësi të mira në komunikim.
  • Të ketë përvojë në hartimin e raportit analitik.
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme.

Kriteret

Maksimumi i pikëve

Përvoja e ekspertit/ekspertes në procese të këtilla angazhimi (të bashkëngjitet CV). Vlerësimi bëhet në bazë të kualifikimeve dhe përvojës.

30

Metodologjia e propozuar për realizimin e shërbimit të jet e përshtatshme, ndërsa plani i punës të jet real dhe t’e përmbush qëllimin.

20

Oferta financiare

30

Referencat nga angazhimet e më parëshme ose dërgimin e raporteve analitike nga angazhimet e mëparëshme

20

Totali

100

Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected] :

  • CV-në profesionale në gjuhën angleze
  • Një letër motivimi
  • Metodologjinë e punës
  • Referencat ose raportet analitike nga angazhimet e më parëshme
  • Ofertën neto financiare

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 05.03.2025 deri më 19.03.2025. Ju lutemi shkruani “Ekspert/e për realizimin e një vlerësimi të shpejtë mbi dhunën ndaj fëmijëve me bazë shkolla në Kosovë” në subjekt.

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, TdhK nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

VËMENDJE: Udhëzimet e dhëna në vijim duhet të respektohen gjatë përgatitjes së propozimit teknik dhe atij financiar.

  1. UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E PROPOZIMIT TEKNIK

Propozimi Teknik duhet të ofrojë një përcaktim të drejtpërdrejtë, konciz të mënyrës se si Ofertuesi synon të zbatojë dhe plotësojë kërkesat e përshkruara në këtë thirrje. Asnjë informacion mbi çmimin kontraktual nuk duhet të përfshihet në propozimin teknik të Ofertuesit, në mënyrë që ai të vlerësohet në mënyrë rigoroze për meritat e tij teknike.

Propozimet teknike do të kufizohen në 15 faqe në total. Propozimet me mbi 15 faqe nuk do të lexohen apo vlerësohen. Informacioni i detajuar duhet të paraqitet vetëm kur kërkohet nga udhëzimet specifike të thirrjes. CV-të e personelit kyç, formularët e raporteve të performancës së kaluar nuk përfshihen në kufizimin e faqeve. Asnjë material nuk mund të përfshihet në propozim me referencë, bashkëngjitje, shtojcë, etj. për të anashkaluar kufizimin e faqes.

Propozimet teknike dUHET të shkruhen në gjuhën angleze.

Propozimi teknik duhet të përfshijë:

  1. Qasjen teknike (deri në 15 faqe)

Ofertuesi duhet të demonstrojë të kuptuarit, aftësinë dhe qasjen e tij të përgjithshme për përmbushjen e kërkesave të përshkruara në ToR. Qasja Teknike duhet të përfshijë:

  • Propozimi duhet të përmbajë një qasje vlerësimi të sugjeruar nga Ofertuesi, e cila bazohet në kuptimin e kërkesave nga ana e tyre. Kjo qasje duhet të mbulojë elementët e mëposhtëm: një plan nisjeje për vlerësimin, krijimi i një plani vlerësimi dhe raporti fillestar, mbledhja, pastrimi, analiza dhe prezantimi i gjetjeve dhe të dhënave të vlerësimit.
  • Propozimi duhet të përshkruajë mjetet, metodat dhe planin e mostrës të rekomanduara nga ofertuesi për të përmbushur objektivat e vlerësimit.
  • Ofertuesi duhet të sugjerojë qasjet përkatëse në lidhje me dizajnin e vlerësimit, metodat e kërkimit, pyetjet shtesë të kërkimit, etj.
  • Përshkrimi i detajuar i planeve për kryerjen e vlerësimit, duke përfshirë:
    • Rolet dhe përgjegjësitë e anëtarëve individual të ekipit
    • Planet për hartimin e vlerësimit
    • Planet për zhvillimin e planeve, pyetjeve dhe instrumenteve kërkimore
    • Planet për mbledhjen, pastrimin, analizën e të dhënave
    • Planet për shkrimin e raporteve dhe dorëzimin e rezultateve kryesore
    • Planin e detajuar të vlerësimit.

2. Përbërja dhe kualifikimet e ekipit (deri në 4 faqe)

Ofertuesi do të identifikojë në format përmbledhës emrat dhe pozicionet e parashikuara të individëve të propozuar për të përmbushur kërkesat e kësaj thirrjeje. Ofertuesi do të tregojë nivelin e përpjekjeve për çdo person të propozuar që do të kryejë punën sipas kontratës. Ofertuesi do të dorëzojë një rezyme të plotë dhe aktuale për çdo punonjës profesionist të propozuar (jo më shumë se 3 faqe secili) i cili do të kryejë punën nëse jepet çmimi. Këto CV duhet të përshkruajnë qartë arsimimin, përvojën dhe kredencialet profesionale të individëve.

Kontraktori pritet të ketë një ekip të përbërë nga individë me përvojë në hartimin dhe metodat e kërkimit, zhvillimin cilësor dhe sasior të mjeteve dhe mbledhjen dhe analizën e të dhënave; si dhe kompetenca teknike në fushën e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, duke përfshirë kornizën ligjore dhe institucionale. Në veçanti, konsulenti i vlerësimit (ose anëtarët kryesorë të ekipit të vlerësimit) do të ketë kualifikimet e mëposhtme:

  • Duhet të ketë përvojë të dëshmuar në vlerësimin e shërbimeve sociale dhe sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, duke përfshirë kornizën ligjore dhe institucionale (të nevojshme) dhe të ketë një diplomë të akredituar në studime zhvillimore, ekonomi, monitorim dhe vlerësim, sociologji apo një fushë tjetër të ngjashme. Preferohet diploma e nivelit master, por një diplomë bachelor në kombinim me përvojën përkatëse është gjithashtu e pranueshme.
  • Përvoja në kryerjen e vlerësimeve në rajon dhe aftësia për të punuar në ekipe multikulturore janë të dëshirueshme.
  • Përvojë në statistika, hartimin e instrumenteve sasiore dhe cilësore, plus mbledhjen dhe analizën e të dhënave.
  • Përvojë dhe aftësi e demonstruar në prodhimin e raporteve të vlerësimit me cilësi të lartë, tërheqëse vizualisht me një vëmendje të madhe ndaj vizualizimit të të dhënave dhe grafikimit efektiv të të dhënave të hulumtimit.
  • Kërkohet njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze dhe shqipe në të shkruar dhe të folur. Njohja e gjuhës serbe është e dëshirueshme. Aftësi të shkëlqyera të shkrimit dhe prezantimit në anglisht.

3. Certifikata e biznesit (për kompanitë)

Në përputhje me kërkesat e tenderit/thirrjes, të gjithë ofertuesit janë të lutur të paraqesin një certifikatë biznesi të vlefshme dhe të përditësuar si pjesë e propozimit të tyre. Ky dokument shërben si provë thelbësore e statusit zyrtar të ofertuesit dhe pajtueshmërisë me procedurat e nevojshme rregullatore. Mospërfshirja e certifikatës së biznesit mund të rezultojë në skualifikimin e ofertës. Prandaj, ofertuesve u kërkohet të sigurojnë që certifikata e bashkangjitur është aktuale dhe pasqyron saktë detajet e korporatës së ofertuesit.

Këto lista do t'i bashkëngjiten si aneks Propozimit Teknik, i cili nuk do të llogaritet në kufizimin e faqeve.

II. UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E PROPOZIMIT FINANCIAR

Ofertuesit i kërkohet të paraqesë një propozim financiar që pasqyron vlerësimet e tyre realiste dhe të arsyeshme për punën siç përshkruhet në qasjen e tyre teknike. Duhet të sigurohet një propozim gjithëpërfshirës i kostos dhe të gjitha të dhënat financiare dhe kostot duhet të mbështeten me detaje të plota dhe të organizohen në një mënyrë që mundëson rishikim të lehtë dhe analizë të kostos.

Propozimi financiar për çdo ditë pune duhet të përfshijë ofertën në shumën e përjashtuar nga TVSH (për kompanitë) dhe shumën neto (për individët) përpara se të llogaritet çdo zbritje tatimore në vendin e origjinës.

CALL FOR APPLICATION

Expert/Research Company to conduct a rapid assessment on violence against children in schools in Kosovo

Project: Multi-disciplinary approach to preventing and responding to violence in schools (CARING 2.0)

Location: Prishtina

Reports to: Program Manager

Date: March 2025 – April 2025

  1. General Information

Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosovo (hereinafter referred to as TdhK) is a non-profit organization that has been operating for more than 20 years in the field of children’s rights and child protection, leading the establishment and strengthening of a national child protection system in Kosovo. TdhK’s area of ​​expertise is related to direct psychosocial interventions with vulnerable children and their families and community members, to empower local, regional, governmental institutions, and key actors through capacity building and in-service training, to develop and implement child-sensitive structures, policies, standards and procedures.

TdhK has three main intervention programs: 1) Child Protection 2) Migration and Anti-Trafficking and 3) Juvenile Justice.

At the same time, TdhK through its programs supports institutions in strengthening the child protection system through:

a) Engaging in political interventions and/or dialogue with Ministries, Parliamentary Committees, Academic Institutions and other important stakeholders;

b) Supporting efforts to implement the Child Protection Law and the Juvenile Justice Code, through the drafting of all sub-legal acts and relevant documents deriving from them;

c) Supporting the capacities of structures within the national child protection system and

d) Piloting new social service policies with the aim of learning lessons and/or replication.

  1. Project information

TdhK is implementing the regional project "Multidisciplinary approach to preventing and responding to violence in schools - CARING 2.0" (March 2025 - February 2027), as part of a consortium and in partnership with organizations operating in 5 countries such as Romania, Greece, Croatia, Bulgaria and Kosovo, and financially supported by the European Commission, within the CERV[2] program.

In line with the European Union's commitment to protecting children from all forms of violence, the European Commission recommends the development and strengthening of integrated child protection systems, based on the best interests of the child. This recommendation emphasizes the need for children to be at the center of protection systems, guaranteeing their rights to protection from all forms of violence and ensuring their active participation. It also emphasizes taking appropriate measures and allocating the necessary resources to protect the physical and mental integrity of children as part of an integrated approach to preventing and responding to violence.

The overall goal of the project is to contribute to the strengthening and functionality of integrated child protection systems through a multidisciplinary approach to preventing and responding to violence in schools. The project places particular emphasis on gender dimensions and the meaningful participation of children, especially those in vulnerable situations.

Violence in schools is considered a complex and multifaceted social problem. Driven by societal norms and stereotypes, including gender perceptions, it is widespread as a result of unequal power dynamics between adults and children, between women and men, and between peers. Gender plays an important role in the forms of violence that occur in schools, with girls being more exposed to sexual and psychological violence, while boys are more exposed to physical violence.

To address this, TdhK will conduct an assessment of violence against children in schools, the driving factors, knowledge and perceptions of stereotypes, prejudices and gender norms, as well as to identify good practices and barriers of school staff, children and young people to reduce gender-based violence in schools, and to assess actions that support the reduction of violence in schools among children, young people and school staff. Findings from this assessment will inform a comprehensive report with recommendations for capacity building programs targeting school staff and management. These programs will focus on promoting inclusive, non-violent communication, fostering gender equality, and encouraging positive behavioral practices in schools.

Service Objective:

  • TdhK will engage a local expert with demonstrated professional, ethical, and technical expertise in research, data collection, and analysis. The expert will be responsible for conducting the assessment, using qualitative and quantitative methodologies to examine the prevalence, forms, and drivers of violence in schools.
  • The main objectives of this engagement will include:
  • Identify the prevalence and forms of violence in schools, including physical, psychological, and sexual violence, as well as discrimination and peer aggression.
  • Analysis of the underlying factors of violence in schools, such as gender norms, social and cultural factors and institutional gaps.
  • Assessment of the capacities, knowledge and perceptions of students, educators and school management regarding the prevention and response to violence.
  • Identification of barriers and opportunities in the school environment that affect efforts to reduce violence and promote a culture of tolerance and inclusion.
  • Evidence-based recommendations for strengthening violence prevention strategies, capacity-building programmes and school policies to create a safer learning environment.

JOB DESCRIPTION:

I. Essential functions of the consultancy:

  • The expert will carry out their duties in accordance with the statute of TdhK and the TdhK Child Protection Policy.
  • The expert will undertake and perform obligations in the interest of TdhK in all circumstances.
  • The expert will conduct his/her activities and engagements without regard to political, racial or religious beliefs.

II. Responsibilities:

  • To conduct an analysis of the prevalence, types and patterns of violence against children in schools, enriched with an intersectoral perspective;
  • To integrate an intersectoral perspective, analysing how socio-economic status, gender, age, ethnicity, disability, geography and family composition influence children’s experiences of violence.
  • Explore the impact of institutional policies, school climate and disciplinary practices on the emergence and prevention of violence.
  • Identify barriers and opportunities for effectively addressing violence within schools, including gaps in reporting mechanisms and response structures.
  • Develop/modify questionnaires to the country context, both for online distribution and focus group sessions, along with adapted focus group discussion guides and interview protocols that include cross-cutting focused questions;
  • Provide a concise summary of the main findings, highlighting the barriers and unique experiences of specific groups of children, such as girls, children with disabilities, children from marginalized ethnic groups (such as Roma, Ashkali and Egyptians) or from rural areas, or those from single-parent families;
  • To design and adapt questionnaires based on the needs of the audience, which questionnaires should respond to the need to understand the perception of gender roles and expectations related to society; perception of the school climate; disciplinary practices of school staff; occurrence of violence in the school environment and the ability of students and staff to manage cases of gender-based violence;
  • To organize focus group meetings;
  • To draft a comprehensive report based on quantitative and qualitative findings;
  • To coordinate with the TdhK on the organization and progress of focus group meetings;
  • To respect the agreed deadlines and work plan;
  • To maintain a neutral and professional approach throughout the process;
  • To provide regular reports and updates to the TdhK;
  • To carry out tasks in accordance with the TdhK statute.
  1. Timeline

The Expert undertakes to carry out the tasks and responsibilities for ten (10) working days within the period March 2024 – April 2025.

Activity

Days

Preparation of the required materials: questionnaires, research tools, focus group guides and interview protocols

1

Fieldwork – School visits and organization of focus groups: data collection through questionnaires and focus groups with students and educational and managerial staff

4

Analysis of the collected data, focusing on identifying trends, vulnerable groups and existing gaps in addressing school violence

2

Drafting of a comprehensive report based on quantitative and qualitative findings

3

Total

10 ditë

* Dates are set after mutual agreement between the Expert and TdhK.

IV. Selection Criteria

  • Have a degree (at least bachelor's level) in social sciences or related disciplines and equivalent work experience in these fields.
  • Have 3 or more years of experience in the field of education, human rights with a focus on children, or similar.
  • Have knowledge of the context of education in Kosovo and the position of children in educational institutions.
  • Have experience and knowledge of gender-based and school-based violence.
  • Have experience and knowledge of the context of vulnerability of specific groups of children, such as girls, children with disabilities, children from marginalized ethnic groups (such as Roma, Ashkali and Egyptians) or from rural areas, or those from single-parent families.
  • Have experience with the implementation of questionnaires, whether through digital platforms or in writing.
  • Have experience with working with focus groups.
  • Have experience working with children, especially school-age children.
  • Have experience working with educational and managerial staff of schools.
  • Have knowledge of child protection aspects.
  • Have good communication skills.
  • Have experience in drafting analytical reports.
  • Knowledge of English is essential.

Criteria

Maximum points

Experience of the expert in such engagement processes (CV to be attached). The assessment is made on the basis of qualifications and experience

30

The proposed methodology for the implementation of the service should be appropriate, while the work plan should be realistic and meet the goal

20

Financial offer

30

References from previous engagements or submission of analytical reports from previous engagements

20

Total

100

How to apply?

All interested candidates who meet the criteria are strongly encouraged to apply and submit the following documents to [email protected] :

  • Professional CV in English
  • A motivation letter
  • Work methodology
  • References or analytical reports from previous engagements
  • Net financial offer

The application for this position will be open from 05.03.2025 to 19.03.2025. Please write “Expert for conducting a rapid assessment on school-based violence against children in Kosovo” in the subject line.

Please note that applications received after the deadline will not be considered.

Child Protection Policy:

Commit to comply with Tdh’s Risk Management including: Global Code of Conduct, Child Protection Commitments, Anti-Fraud/Corruption Policy. Security Policy and General Data Protection Regulation.

Due to the large number of applications, TdhK cannot respond to all of them individually. Please note that only shortlisted candidates will be contacted.

ATTENTION: The following guidelines must be followed when preparing the technical and financial proposals.

I. INSTRUCTIONS FOR PREPARING THE TECHNICAL PROPOSAL

The Technical Proposal must provide a straightforward, concise statement of how the Bidder intends to implement and meet the requirements outlined in this call. No information on the contractual price should be included in the Bidder’s technical proposal, so that it can be rigorously evaluated on its technical merits.

Technical proposals will be limited to 15 pages in total. Proposals exceeding 15 pages will not be read or evaluated. Detailed information should be provided only when required by the specific call instructions. CVs of key personnel, past performance report forms are not included in the page limit. No material may be included in the proposal by reference, attachment, appendix, etc. to circumvent the page limit.

Technical proposals MUST be written in English.

The technical proposal should include:

  1. Technical approach (up to 15 pages)

The Bidder must demonstrate its understanding, ability and overall approach to meeting the requirements outlined in the ToR. The Technical Approach should include:

  • The Proposal should contain an evaluation approach suggested by the Bidder, based on their understanding of the requirements. This approach should cover the following elements: an initial plan for the evaluation, creation of an evaluation plan and initial report, collection, cleaning, analysis, and presentation of evaluation findings and data.
  • The Proposal should describe the tools, methods and sampling plan recommended by the Bidder to meet the evaluation objectives.
  • The Bidder should suggest appropriate approaches regarding evaluation design, research methods, additional research questions, etc.
  • Detailed description of plans for conducting the evaluation, including:

o Roles and responsibilities of individual team members
o Plans for designing the evaluation
o Plans for developing research designs, questions, and instruments
o Plans for collecting, cleaning, and analyzing data
o Plans for writing reports and delivering key findings
o Detailed evaluation plan.

2. Team Composition and Qualifications (up to 4 pages)

The Bidder shall identify in summary form the names and anticipated positions of the individuals proposed to fulfill the requirements of this solicitation. The Bidder shall indicate the level of effort for each proposed individual who will perform the work under the contract. The Bidder shall submit a complete and current CV for each proposed professional staff member (no more than 3 pages each) who will perform the work if awarded. These CVs should clearly describe the education, experience and professional credentials of the individuals.

The Contractor is expected to have a team composed of individuals with experience in research design and methods, qualitative and quantitative tool development and data collection and analysis; as well as technical competence in the field of social services and child protection in Kosovo, including the legal and institutional framework. In particular, the evaluation consultant (or key members of the evaluation team) will have the following qualifications:

  • Must have proven experience in evaluating social services and child protection systems in Kosovo, including the legal and institutional framework (as required) and hold an accredited degree in development studies, economics, monitoring and evaluation, sociology or a related field. A master’s degree is preferred, but a bachelor’s degree in combination with relevant experience is also acceptable.
  • Experience in conducting evaluations in the region and the ability to work in multicultural teams are desirable.
  • Experience in statistics, designing quantitative and qualitative instruments, plus data collection and analysis.
  • Demonstrated experience and ability in producing high-quality, visually appealing evaluation reports with a strong focus on data visualization and effective graphing of research data.
  • Fluency in written and spoken English and Albanian is required. Knowledge of Serbian is desirable. Excellent writing and presentation skills in English.

3. Business Certificate (for companies)

In accordance with the requirements of the tender/call, all bidders are requested to submit a valid and up-to-date business certificate as part of their proposal. This document serves as essential evidence of the official status of the bidder and compliance with the necessary regulatory procedures. Failure to include the business certificate may result in the disqualification of the bid. Therefore, bidders are requested to ensure that the attached certificate is current and accurately reflects the details of the bidder’s corporation.

These lists will be attached as an annex to the Technical Proposal, which will not count towards the page limit.

II. INSTRUCTIONS FOR PREPARING A FINANCIAL PROPOSAL

The Bidder is required to submit a financial proposal that reflects their realistic and reasonable estimates for the work as described in their technical approach. A comprehensive cost proposal must be provided and all financial data and costs must be supported with full details and organized in a manner that allows for easy review and cost analysis.

The financial proposal for each working day must include the bid in the amount exclusive of VAT (for companies) and the net amount (for individuals) before any tax deductions in the country of origin are calculated.

[1] Citizens, Equality, Rights and Values Programme (CERV)

[2] Citizens, Equality, Rights and Values Programme (CERV)