business

Analist-e Kreditor-e (5), Zyrtar-e per Departamentin e Financave (1)

  • star Publikuar: 06-02-2025
  • star Skadon: 12-02-2025
Kategoritë Analist kreditor, Financa
Numri i pozitave 6
Vendi i punës Rahovec, Malishevë, Istog, Fushë Kosovë, Hani i Elezit, Prishtinë
Shikime 188

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, me qellim te plotësimit te vendeve te punes te planifikuara per vitin 2025, shpallë:

K O N K U R S

Për rekrutim te pozitave ne vijim:

  1. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Fushë Kosovë
  2. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Malishevë
  3. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Istog
  4. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Rahovec (me seli në Xërxë)
  5. Një (1) Analist-e Kreditor-e për Han të Elezit (me lokacion në Kaçanik)
  6. Një (1) Zyrtar-e per Departamentin e Financave për zyrën qendrore në Prishtinë, me kohe te caktuar (zevendesim)

---------------------------------------------------------------------------------------

Analist-e Kreditor-e (Pozitat 1-5)

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Zyrtar-e per Departamentin e Financave (Pozita 6)

Përgjegjësitë:

  • Pergadite transfere bankare permes e-banking dhe ploteson format fizike te transfereve bankare,
  • Regjistron, transferon dhe barazon mjetet ne sistem,
  • Pregadite urdher-transfere te pagesave te ndryshme sipas nevojave te KRK,
  • Nxjerre, dergon dhe shtype gjendjet e llogarive bankare per deget dhe departamentin e financave,
  • Kryen pune administrative qe nderlidhen me proceset e kredidhenies,
  • Pranimi i paleve dhe thirrjeve telefonike per KRK-ne,
  • Protokolimi dhe sistemimi i dokumenteve te ndryshem administrative,
  • Regjistron te dhenat në programet/software-t adekuate,
  • Furnizimin e zyres me materiale zyrtare dhe kujdeset qe te kete rezerva,
  • Pune të tjera administrative te nderlidhura me departamentin.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi (e preferueshme drejtimi banka, financa dhe kontabilitet),
  • Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri të programeve qe perdoren ne financa dhe kredidhenie për regjistrimin e të dhënave,
  • Njohuri shume te mire të punës me kompjuter (Paketa Microsoft Office),
  • Të jetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm-e për punë në ekip,
  • Njohuri te gjuhës angleze (e preferueshme).
  • Vëmendje ndaj hollesive dhe aftësi te mire për të punuar me numra,
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi për të punuar nën presion.

--------------------------------------------------------------------------------------

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 06.02.2025 deri me dt. 12.02.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotesuar aplikacionin në linkun: https://krk-ks.com/vendepune/

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.