Kompani
FLUTURIME.COM
Kategoritë
Aviacion, Këshillim, Shitje, Shërbim
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1559
Agjencioni Online i Udhetimeve FLUTURIME.COM shpallë këtë konkurs pune:
Pozita: Këshilltar/e për Udhëtime
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Këshillimi i klientëve rreth udhëtimeve.
- Përpilimi i ofertave sipas kërkesës së klientit.
- Procesimi i biletave, kuponave dhe kontratave për të formalizuar udhëtimin.
- Komunikimi i vazhdueshëm me klientin para, gjatë dhe pas udhëtimit.
- Organizimi i pagesave dhe dokumentacionit për udhëtim.
- Ofrimi i asistencës për regjistrim (check-in) para nisjes së udhëtimit.
- Shitja e shërbimeve shtesë gjatë pushimit (up-selling).
- Trajtimi i komenteve dhe kritikave të klientëve në koordinim me menaxhmentin.
- Komunikimi efektiv me furnizuesit e ndryshëm.
- Asistimi i klientëve në rastet urgjente.
- Procesimi i çmimeve, kontingjenteve dhe kushteve në sistemin e rezervimeve.
Kualifikimet:
- Diplomë universiteti ose
- Diplomë e shkollës së mesme bashkë me diplomën IATA Travel & Tourism Foundation.
- Përvojë pune në shitje ose organizim të ngjarjeve.
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit.
- Të jetë dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip.
- Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme).
- Njohuri mbi përdorimin e aplikacioneve të Google apo Microsoft.
- I/e gatshme të punojë në ndërrime (jo më vonë se ora 21:00) dhe ditëve të fundjavës.
Çka ofrojmë ne:
- Kontratë afatgjatë me kushte atraktive.
- Mesatarisht 11 ditë pushim në muaj.
- Mundësi për t'u trajnuar në laminë e turizmit dhe udhëtimeve.
- Mundësi për të udhëtuar në destinacione të ndryshme.
- Përvojë pune nën mbikëqyrjen e ekspertëve në fushën e udhëtimeve dhe turizmit.
- Pjesë e inovacionit në teknologjinë e udhëtimeve.
Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem dergoni CV-në bashk me një letër motivuese (gjysmë faqe) me email në [email protected]