PREMIUM +
business

Dizajner/e Grafik/e


Ruaj
  • star Publikuar: 05-03-2026
  • star Skadon: 30-03-2026
Kompani LABEL Nue
Kategoritë Dizajn grafik
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

POZITA: Dizajner/e Grafik/e - LABEL NUE

Qyteti: Prishtinë

Lokacioni: Vetërnik

Orari I punës: 08:00-16:00

Pushim Javor: E Shtunë dhe e Diel

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Krijimi i skicave teknike me linja të sakta, vendosja e qepjeve, vijave konstruktive dhe detajeve teknike.
  • Editimi digjital i ngjyrave, krijimi i printeve dhe dizajnimi i vendosjes së gurëve dekorativë në skicë
  • Të gjitha detajet e dizajnit (skicat, konstrukcioni, materialet, ngjyrat, aksesoret) të jenë të përmbledhura dhe të dorëzuara plotësisht te Tech Pack Specialist.
  • Përgatitja e prezantimeve vizuale të koleksioneve
  • Përditësimi i prezantimeve pas çdo ndryshimi në koleksion
  • Bashkëpunimi me ekipin dhe furnitorët për realizimin e mostrave dhe koleksioneve
  • Përgjegjësi të tjera në lidhje me pozitën

Kualifikimet:

  • Njohuri të mëparshme në fashion design dhe përvojë me Tech Packs
  • Njohuri shumë të mira në softuerë të dizajnit (Adobe Illustrator, Photoshop, Clo3D ose programe të ngjashme)
  • Aftësi për të përgatitur skica digjitale
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet kohore
  • Njohja e gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar)

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • CV
  • Portfolio

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV në e-mail adresën [email protected]

Afati i aplikimit është deri me datën 30/03/2026

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu