Beta Group sh.p.k shpall konkurs për pozitën:
2 x AGJENT TË SHITJES
(SEKTORI I NDËRTIMTARISË DHE HEKURIT)
Detyra dhe Përgjegjësitë:
- Komunikimi i rregullt dhe caktimi i takimeve me blerësit ekzistues dhe gjetja e blerësve të rinj
- Realizimi i vizitave në terren sipas route planit të përcaktuar nga punëdhënësi
- Prezantimi i të gjitha tipareve të produkteve, për të drejtuar blerësin drejt përzgjedhjes së produkteve
- Dakordimi i kushteve komerciale gjatë shitjes sipas kontratës dhe mbikqyrja e procesit të liferimit të produkteve tek blerësi
- Dakordimi i mënyrës së pagesës dhe hulumtimi i aftësisë paguese të blerësit
- Përgjigjja ndaj kërkesave nga blerësit dhe ofrimi i mbështetjes pas shitjes
- Përpilimi i raportit mujor të shitjes me blerësa kyq sipas kërkesës së punëdhënësit
- Mbikëqyrja e aktiviteteve të marketingut të konkurrencës dhe përcjellja e çmimeve në treg
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet arsimim i lartë dhe njohje e gjuhëve të huaja
- Përvojë paraprake në industrinë e ndërtimit dhe njohja e mirë e asortimanit të produkteve në industri, si hekuri dhe/apo materialeve të tjera të sektorit përkatës
- Shkathtësi negociuese dhe njohje e kodit të mirësjelljes në afarizëm
- Komunikim i mirëfilltë dhe besueshmëri gjatë kontaktit me blerës
- Aftësi për të punuar në një atmosferë me dinamikë të lartë të punës
- Aftësi të fuqishme organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Pavarësi në punë dhe vetiniciativë
- Njohje e mirë e punës më kompjuter dhe pakos Office
- Patent Shoferi (kategoria B)
Si të Aplikoni
BETA GROUP SH.P.K. është një punëdhënës i mundësive të barabarta për të gjithë kandidatët. Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected] Afati i aplikimit është deri me datën 20 Dhjetor 2024 ora 17:00.