business

Zyrtar i lartë për prona

  • star Publikuar: 27-01-2025
  • star Skadon: 22-02-2025
Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovica Veriore
Shikime 65

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Mitrovica e Veriut shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i shkencave shoqërore

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë për prona

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: GJ31 - 5.58

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 23/01/2025

Afati për aplikim: 24/01/2025 - 22/02/2025

Institucioni: Komuna Mitrovicae Veriut

Departamenti: Ekzekutivi

Divizioni : Drejtoria për Urbanizëm, Kadastr dhe Gjeodezi

Vendi i punës: Komuna e Mitrovices Veriore

Nr. i Referencës: RN00016454

Kodi: RPC0009993

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin, për zbatimin e projekteve, shërbimeve dhe produkteve përkatëse në fushën pronësore;
  • Është përgjegjës për ndjekjen e procedurave sipas legjislacionit në fuqi për uzurpimin e pronës komunale(përfshi objektet), zhvillon procedurën sipas kërkesës apo detyrës zyrtareqë kanë të bëjnë me uzurpimin e pronave publike komunale siç janë objektet në pronësi të komunës, rrugët lokale dhe ato me vendbanime;
  • Ekzekutimi i aktvendimeve të plotfuqishme për uzurpimet arbitrare;
  • Udhëheqë procedurat për shpronësim/këmbim;
  • Bënë hartimin e propozimeve për kuvend që kanë të bëjnë me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale;
  • Analizon, pranon,regjistron dhe përpunonkërkesat e ushtruara nga personat fizik,juridik, përfaqësuesi ligjori komunës, organet e administratës publike;
  • Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë;
  • Ofron këshillapër stafin e nivelit më të ulët brenda njësisëorganizative për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Ofron këshilla në fushën e ekspertizës të kërkuar brenda institucionit;
  • Koordinon punën me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon, sipas nevojës, me autoritetet e jashtme;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifikenë përputhje me ligjet dhe rregulloret aktualetë cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga eprori i drejtëpërdrejtë apo drejtori /kryetari.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  1. Arsimimi i kërkuar:Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor), drejtimi: Juridik, Ekonomik(pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, ShkencaPolitike, Psikologji, Punë Sociale, Gjeografi, Administratë Publike.
  2. Kërkesat specifike: Nuk ka.
  3. Përvoja e punës e kërkuar:Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaja (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë së punësimit jashtë institucioneve publike duhet mbështetur së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër,dëshmohet përmes dëshmisësë përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjeraqë provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 09/03/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohenindividualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen