Kompani
KEDS Energy
Kategoritë
Institucione Publike
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
618
Roli: Zyrtar/e për hulumtim të tregut
Departamenti: Prokurim
Data e mbylljes: 2023-02-20
Data e postimit: 2023-02-02
Lloji i punës: Orar i plotë
Niveli i eksperiencës: Niveli fillestar
Numri i pozitave të lira: 1
Bazuar në skemën aktuale organizative dhe nevojën për plotësimin e vendeve të lira në Divizionet e KEDS-it, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në 2023-02-02 shpall vendë të lirë pune për këtë pozicion:
Zyrtar/e për hulumtim të tregut
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :
- Mbledh të dhëna nga tregu dhe informata për artikuj, i raporton dhe prezanton ato sipas kërkesave;
- Analizon dhe përpunon të dhëna statistikore duke përdorur metoda moderne dhe tradicionale për mbledhjen e tyre;
- Harton plane dhe kryen analiza të vlefshme dhe të besueshme për kërkim të tregut;
- Interpreton të dhëna, formulon raporte dhe jep rekomandime;
- Siguron analiza të konkurrencës për ofertat e tregut të kompanive të ndryshme dhe identifikon tendencat e tregut;
- Sigurohet që të dhënat dhe informacionet janë të sakta;
- Prezanton në mënyrë proaktive raportet e hulumtimit të tregut dhe analizën e të dhënave me Departamentin e Prokurimit;
- Qëndron plotësisht i informuar për trendet e tregut, hulumtimet e palëve të tjera dhe implementimin e praktikave më të mira;
- Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së udhëheqësit.
Kërkesat dhe kualifikimet :
- Bachelor në Ekonomi ose fusha të ngjashme;
- Minimum 1 vit eksperiencë pune në hulumtimit të tregut;
- Aftësi për të interpretuar sasi të mëdha të dhënash dhe për të kryer shumë detyra;
- Aftësi të forta komunikuese dhe prezantuese;
- Njohuri të shkëlqyera të MS Office dhe mjeteve kërkimore;
- Njohuri shumë të mira në hulumtim, në metodat e mbledhjes/ruajtjes së të dhënave dhe modelim;
- Aftësi të forta analitike dhe kritike.
Si të aplikoni ?
- Ju mund të aplikoni përmes njërës nga dy mënyrat e mëposhtme :
- Të plotësoni aplikimin tuaj online në butonin: Apliko Online;
- Të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës sonë: [email protected] duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni dhe duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme:
- - CV-në;
- - Diplomën e kualifikimit;
- - Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- - Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- - Certifikata të trajnimeve të ndjekura;
Shënime të rëndësishme :
- KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha gjinitë: meshkuj dhe femra dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen dhe aplikimet me defekte do të refuzohen.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.