business

Asistent/e Administrativ/e

  • star Publikuar: 01-09-2023
  • star Skadon: 11-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3574

Asistent/e Administrativ/e

I jep llogari/raporton te:Prorektori dhe koordinatorëve të zyrës
Merr detyra nga:Prorektori dhe koordinatorëve të zyrës
I jep detyra:/
Zëvendësohet nga:/
Zëvendëson:Koordinatoret e zyrës
  1. ROLI:

Roli i asistentit/es administrativ të Prorektoratit në Kolegjin Heimerer është që të mbështesë zyrën e prorektoratit në aktivitetet ditore administrative, planet dhe çështjet lidhur me planin vjetor.

  1. PËRGJEGJËSITË:
  • Të koordinoj të gjitha takimet e PROM.
  • Të jetë pika e parë e kontaktit e PROM me njerëzit nga jashtë dhe brenda.
  • Te aranzhoj takimet, të përgatisë prezantime për palët që takon PROM, të përgatisë pikat e diskutimit, të mbaj shënime nga takimet dhe të krijoj pikat e aksionit me rezultate nga takimi.
  • Të marrë pjesë në të gjitha takimet dhe të sigurohet që PROM është e përgatitur mirë për takimet.
  • Të siguroj asistencë të përgjithshme gjatë prezantimeve.
  • Të jetë përgjegjëse për thirrjet telefonike, i pranon dhe menaxhon kur është e nevojshme.
  • Organizon dhe mbanë ditare dhe caktonë takime.
  • Merret me thirrjet, faxet, posten, që i përgjigjen PROM.
  • Të rregulloj të gjitha takimet që PROM duhet të merr pjesë gjatë ditës dhe të sigurohet që ajo të jetë pjesëmarrëse.
  • Të njoftoj PROM për agjendën para çdo takimi.
  • Të koleksionoj të gjitha raportet që i përgjigjen PROM.
  • Të ketë një orar ditor të përgatitur para se PROM të vijë në zyrë.
  • Përpunimi i kërkesave dhe shpenzimeve të zyres, faturave dhe pagesave në përputhje me rregulloret financiare të institucionit.
  • Mikpritja e vizitorëve dhe shoqërimi i tyre në sallat e mbledhjeve kur është e nevojshme
  • Angzhimi në arritjen e rezultateve të planit vjetor
  • Angazhimi dhe propozimi I ideve të ndryshme që përmirëson punën në zyrë.
  • Të tjera.
  1. NJOHURITË, AFTËSITË DHE PRIRJET:

Arsimimi: Së paku BSc

Përvoja: E preferueshme të ketë përvojë pune

Aftësitë: Komunikim efektiv

Aftësitë Teknike: Micrososft Office Package; SPSS, Mendeley etj.

Prirjet: Integritet, Diskrecion, Etike, Proaktiv, Dinamik, Mendues kritik, etj.

  1. AMBIENTI LEHTËSUES
  • Mirëbesimi dhe lidershipi i mbikëqyrësit.
  • Pavarsia e rregulluar dhe e mbikëqyrur.
  • Përkrahje të duhur.
  • Pritje të qarta dhe të kuptueshme.
  • Procedura Operative Standarte të paracaktuara nga mbikëqyrësi.
  • Përkahje e mjaftueshme teknike.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV si dhe Dëshmitë e Shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.

Dokumentet duhet të dorëzohen me kohë sipas afatit të konkursit. Dokumentet duhet të dorëzohen tek në formë elektorinke në email adresën [email protected].

Konkursi mbetet i hapur nga data 01.09.2023 deri me 11.09.2023.