business

Inspektor i Arsimit (7)

  • star Publikuar: 23-11-2022
  • star Skadon: 07-12-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 7
Vendi i punës Mitrovicë, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Prishtinë, Prizren
Shikime 15422

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Ministria e Punëve të Brendshme shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

APLIKO KETU

Emri i grupit Specialistë të Shkencave Shoqërore

Institucioni Ministria e Punëve të Brendshme

Nr. i Referencës RN00010341

Kodi RPC0004032

Data e njoftimit 02.11.2022

Afati për aplikim 23.11.2022 - 07.12.2022

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Mbështetja në hartimin e politikave, legjislacionit, strategjive dhe procedurave standarde për arsim në sektorin publik dhe privat;
  • Mbikëqyrja dhe monitorimi i zbatimit të legjislacionit që rregullon fushën e arsimit në sektorin publik dhe privat si dhe zbatimine standardeve për sigurimin e cilësisë së arsimit.
  • Përgatitja e planeve vjetore dhe planet ad-hoc të inspektimeve pedagogjike të institucioneve edukative arsimoredhe procedura standarde lidhur me inspektimet e arsimit;
  • Inspektimi i të gjitha institucioneve edukative dhe arsimore në sektorin publik dhe privat në aspektin pedagogjik lidhur me zhvillimin e procesit mësimor si dhe ekzaminimin e kushteve të punës;
  • Shqyrtimi dhe vendosja e ankesave në shkallë të parë si dhe inicimi i procedurave adekuate administrative në mbrojtje të ligjshmërisë dhe rregullsisë të procesit mësimor dhe veprimtarisë së institucioneve arsimore;
  • Verifikimi i saktësisë së dokumenteve të lëshuara nga institucionet arsimore publike dhe private si dhe sigurimi i pajtueshmërisë së tyre me legjislacionin në fuqi;
  • Vlerësimi i programeve të kurrikulave, materialeve dhe mjeteve të konkretizimit për mësimdhëniedhe mësimnxënie si dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësime;
  • Vizitat në objektet shkollore, dhomat e mësimit për të vëzhguar teknikat e mësimdhënies dhe për tëvlerësuar performancën e mësuesve dhe rezultatet e arritura;
  • Përgatitja e raporteve dhe dhënia e rekomandimeve për autoritetet arsimore në lidhje me ndryshimet dhe përmirësimet e mundshme në kurrikulat, metodat e mësimdhënies si dhe trajnimin e mësimdhënësve.

2. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Kualifikime /trajnime të posaçme nga fusha përkatëse profesionale;
  • Diplomë universitare të studimeve themelore dhe postdiplomike 300 kredi/ ECTS, (MA, MSC, MR) në fushën e arsimore ose juridike;
  • Përvoja e punës e kërkuar. Së paku pese 5 vite përvojë pune në fushën arsimore ose juridike;
  • Të mos këtë ushtruar funksione politike në tre (3) vitet e fundit;
  • Të mos jetë i dënuar.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

5. Pozitat aktualisht të lira

KodiNr. i ReferencësTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata/Vendi i punës
RPC0000937RN00007081Inspektor i ArsimitProfesional18Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit- Inspektoriati i Arsimit të KosovësSIA në Ferizaj/SIA - Ferizaj
RPC0000938RN00007082Inspektor i ArsimitProfesional 18Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit- Inspektoriati i Arsimit të KosovësSIA në Gjakovë/SIA - Gjakovë
RPC0000939RN00007083Inspektor i ArsimitProfesional 18Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit- Inspektoriati i Arsimit të KosovësSIA në Gjilan/SIA GJILAN
RPC0000941RN00007085Inspektor i ArsimitProfesional 18Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit- Inspektoriati i Arsimit të KosovësSIA në Prishtinë/SIA PRISHITINË
RPC0000943RN00007087Inspektor i ArsimitProfesional18Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit- Inspektoriati i Arsimit të KosovësSIA në Prizren/SIA - Prizren
RPC0000940RN00007084Inspektor i ArsimitProfesional 18Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit- Inspektoriati i Arsimit të Kosovës

SIA në Mitrovicë/SIA

MITROVICË

RPC0000942RN00007086Inspektor i ArsimitProfesional 18Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit- Inspektoriati i Arsimit të KosovësSIA në Pejë/SIA - Pejë

6. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit;
  • Dëshmi që nuk ka një masë disiplinore për largim nga pozita e zyrtarit publik në pesë vitet e fundit (për kandidatët që janë zyrtare publik dëshmia lëshohet nga institucioni/et përkatës në të cilën ka punuar zyrtari në pesë vitet e fundit). Kandidatët e jashtëm paraqesin deklaratën me shkrim të vetë- nënshkruar, për të dëshmuar se ndaj tyre nuk ka pasur masë disiplinore të largimit nga pozita e zyrtarit publik në pesë vitet e fundit;
  • deklaratë me shkrim qe nuk ka ushtruar funksione politike në tre (3) vitet e fundit;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Njohuri dhe përvojë në fushën e edukimit dhe arsimimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të ligjshmërisë;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me arsimin
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë