Titulli: Specialist i Teknologjisë Informative
Departamenti: Menaxhmenti i Burimeve njerëzore
Përgjegjësitë kryesore:
Specialisti i Teknologjisë së Informacionit është përgjegjës për funksionimin efektiv të shërbimeve dhe mbështetjes së teknologjisë së informacionit (IT) në të gjithë organizatën. Ai/ajo shërben si ekspert teknik në zhvillimin, implementimin, menaxhimin dhe mbështetjen e sistemeve dhe rrjeteve.
Specialisti i IT-së planifikon dhe realizon detyra interesante dhe komplekse, duke zhvilluar metoda dhe qasje të reja në një gamë të gjerë të specializimeve të IT-së. Ai/ajo vlerëson qasjet e reja dhe të përmirësuara për ofrimin e shërbimeve IT; teston dhe optimizon funksionalitetin e sistemeve, rrjeteve dhe të dhënave; dhe përcakton kërkesat teknike.
Specialisti i Teknologjisë së Informacionit është përgjegjës për ofrimin e asistencës teknike të ndryshme të ndërlidhur me kompjuterët dhe për përmirësimin e efikasitetit të punës së stafit përmes përdorimit të teknologjisë.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe backup të serverëve të brendshëm.
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e web sistemeve dhe të telekomunikimit.
- Mbështjeje në mirëmbajtjen e kompjuterëve desktopëve, laptopëve dhe serverëve të vjetër.
- Vlerësimi i harduervëve dhe softuerëve të ri për të përmbushur kërkesat e kompanisë.
- Mirëmbajtja e inventarit të paisjeve të IT, licencave të brendshme dhe të përcillet përputhshmëria.
- Dizajnimi dhe gjenerimi i raporteve sipas kërkesës.
- Themelimi i procedurave për të siguruar gadishmërinë, kualitetin dhe saktësinë e webfaqeve dhe platformave online, duke ofruar udhëzim dhe trajnim për stafin.
- Ofron këshillë teknike dhe ndihmë për staffin e zyrës sipas nevojës.
- Koordinon me kompaninë e nënkontraktuar çështjet e ndërlidhura të IT.
- Ndihmon stafin tjetër gjatë eventeve dhe aktiviteteve të veçanta sipas kërkesës.
- Monitoron ose optimizon performancën, sigurinë, ruatjen e të dhënave dhe rikuperimi i të dhënave të databazës.
- Zhvillon rregulla dhe procedura në lidhje me databazën: regjistrimin e të dhënave dhe ndarjen e informatave me të tjerët.
- Përdor teknologjinë e pranishme për të promovuar web faqen dhe për të mbledhur informata statistikore për analiza.
- Ndihmon stafin tjetër gjatë eventeve dhe aktiviteteve të veçanta sipas kërkesës.
- Ndihmon në mbarëvajtjen e sistemeve operacionale në qendër.
- Planifikon, zhvillon dhe menaxhon të gjitha shërbimet, programet e IT-së dhe mbështet gjithë biznesin.
- Siguron mbështetje të brendshme për çështje të IT-së (siguri të serverëve, përditësim të softverëve, mirëmbajtje të hardverëve etj.)
- Mbikqyrë implementimin, vendosjen dhe operimin e sistemit informativ dhe zgjidhjeve të teknologjisë për nevoja të biznesit.
- Optimizon përdorimin e platformave të mediave sociale për nevoja të biznesit.
- Mbikqyrë funksionalitetin e webfaqes dhe zhvillimet.
- Hulumtimi, dizajnimi dhe implementimi i teknologjive përkatëse për te mbështetur dhe përmirësuar komunikimet e korporatës, qasjen në informata dhe produktivitetin e përdoruesit të fundit.
- Bashkëpunimi me furnizuesit dhe ofruesit të shërbimit për të siguruar dhe porositur paisjet teknologjike, përcjellja e garancioneve dhe marrëveshjeve të shërbimit.
- Kryeni planifikimin e kapacitetit për gjerësinë e brezit të rrjetit, kërkesat e ruajtjes, mesazhet, faqet e internetit dhe aplikacionet tjera.
- Qëndroni të informuar me tregun dhe teknologjitë e reja në zhvillim që ofrojnë përfitime të qarta për organizatën, partnerët e biznesit dhe/ose klientët.
- Krijoni raporte të statusit sipas nevojës; dhe prezentimi i të gjeturave te menaxhmenti i lartë.
- Planifikon trajnimin e përdoruesit aktual sipas nevojës.
- Kryen detyra të tjera të ndërlidhura të caktuara nga menaxhmenti.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në emailin: [email protected] deri më datën 28 Nentor 2025 duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikojnë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!