business

𝐁𝐫𝐨𝐤𝐞𝐫 (2), A𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭/𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 (2)

  • star Publikuar: 04-12-2024
  • star Skadon: 04-01-2025
Kategoritë Ekonomi, Shitje
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 94

𝐊𝐎𝐍𝐊𝐔𝐑𝐒 𝐏𝐔𝐍𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐀𝐆𝐉𝐄𝐍𝐓/𝐄 𝐓𝐄 𝐒𝐇𝐈𝐓𝐉𝐄𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐁𝐑𝐎𝐊𝐄𝐑!

A jeni të apasionuar pas pasurive të patundshme dhe po kërkoni të zhvilloni karrierën tuaj në një ndër kompanitë më të suksesshme në vend? Ne po kërkojmë agjentë të shitjes dhe brokerë për t’u bashkuar në ekipin tonë në Access Real Estate! Tek ne do të keni mundësinë të punoni me klientë vendorë e ndërkombëtarë dhe të kontribuoni në realizimin e objektivave tona, ndërsa zhvilloni aftësitë e juaja profesionale në një treg gjithnjë në rritje!

𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐁𝐫𝐨𝐤𝐞𝐫 (2 pozita):

  • Diplomë universitare (në menaxhim, ekonomi, ose juridik)
  • Eksperiencë mbi 1 vjeçare në shitje
  • Njohuri të thella mbi tendencat e tregut, çmimet e pasurive, dhe faktorët që ndikojnë shitjet dhe blerjet
  • Të jetë në gjendje të menaxhojë kohën dhe të organizojë takime dhe shfaqje të pronave për klientët
  • Të ketë njohuri për ligjet dhe rregullat që lidhen me pasuritë e patundshme përfshirë çështje si kontratat, transferimet e pronave, taksat dhe procedurat ligjore

𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐚𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭/𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬: (2 pozita):

  • Diplomë universitare (preferohet në menaxhim, ekonomi, ose juridik)
  • Eksperiencë në shitje apo patundshmëri konsiderohet përparësi!
  • Aftësi të shkëlqyera për të komunikuar me klientët dhe për të negociuar marrëveshje
  • Njohuri të thella mbi tendencat e tregut, çmimet e pasurive, dhe faktorët që ndikojnë shitjet dhe blerjet
  • Të jetë në gjendje të menaxhojë kohën dhe të organizojë takime dhe shfaqje të pronave për klientët

𝐊𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞𝐭:

  • Aftësi për të krijuar dhe mbajtur raporte me klientët
  • Motivim për të mësuar dhe për të zhvilluar aftësitë profesionale
  • Aftësi organizative dhe menaxhim i kohës
  • Të ketë patentë shofer (Kategoria B) e domosdoshme!

Dërgoni CV-në tuaj në këtë email: [email protected]