business

Edukatore për moshën 3-6 vjeç (zëvendësim) (2)

  • star Publikuar: 20-07-2022
  • star Skadon: 29-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 781

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010),  Institucioni Parashkollor OJQ  “Zogjtë” – Prishtinë shpall;

KONKURS I JASHTËZAKONSHËM

Dy (2)  Edukatore për moshën 3-6 vjeç (zëvendësim) 

Orarë  i plotë.

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
 

 

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucion Parashkollor "ZOGJTË" Lagjia Sofalia, mbrapa Kolegjit AUK)
  • Rezymeja personale (CV).
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri. Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.

 

Dëshmi shtesë për fazës paraseleksionuese :

  • Çertifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit.
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi i nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

Kriteret e kualifikimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT, përkatësisht UA. nr. 05/2021, neni 4, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm

  • Fakulteti i Edukimit – programi parashkollor
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike, 
  • Fakulteti Filozofik- dega e Pedagogjisë 
  • Fakulteti i Shkencave Sociale- Programi Përkujdesja dhe Mirëqenia e fëmijëve.

Përparësi kanë kandidatët të cilët kanë përfunduar trajnimin e KK, i akredituar nga MASHT.
Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që

dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Me rastin e marrjes së aplikacionit, kandidatët mund të marrin edhe dokumentin ku përshkruhet

procedura e përzgjedhjes dhe dokumentin ku përshkruhen kriteret e paraseleksionimit.

Për intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate, përvojën e punës relevante në arsim, trajnimet e përfunduara relevante të akredituara nga MASHT dhe notën mesatare gjatë studimeve.

Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi është i hapur prej dates 20.07.2022 – 29.07.2021.  Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00.
 

Aplikimi bëhet vëtëm në mënyrë elektronike.

Në email: [email protected] dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi, duke bashkuar dokumentet që dëshmojnë kualifikimin (diplomën) dhe përvojën tuaj të punës..

Në  ‘’Subject’’ ju lutem shenoni: Aplikim për edukatore

Konkursi mbetet i hapur deri me datë 29.07.2022 .

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.