Kompani
Agjencia Kosovare e Privatizimit
Kategoritë
Financa
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Gjakovë
Shikime
23988
Bazuar në Ligjin e AKP-së Nr.04/L-034 si dhe Nenet 8 dhe 10 të Ligjit të Punës Nr. 03/L – 212, Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall:
Konkurs për Zyrtar Financiar në NSH “Jatex” në Gjakovë (1 pozitë)/nr referues 1/2023
Personat që përzgjidhen për pozitën e Zyrtarit Financiar të NSH “Jatex” në Gjakovë ndër të tjera duhet të ketë:
- Diplomë të nivelit universitar në ekonomi, financa, administrim biznesi, menaxhim. Diploma post diplomike e nivelit master është përparësi;
- Tri (3) vjet përvojë pune në financa dhe kontabilitet dhe në punët dhe detyrat e njëjta;
- Aftësia organizative;
- Aftësia për kryerjen e punëve;
- Të ketë integritet të lartë moral dhe t’i përmbahet standardeve të larta të etikës;
- Aftësi të shkëlqyeshme ndër personale dhe aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
- Njohuri të rrjedhshme në të folur dhe në të shkruar në njërën nga gjuhët zyrtare, njohja e gjuhës angleze është përparësi;
- Njohuri të shkëlqyeshme në aplikacionet e Microsoft Office.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit të Financave
- Regjistrimi i faturave të blerjeve dhe shitjeve në përudhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjeve të tjera të zbatueshme;
- Mirëmbajtja e dokumentacionit financiar në bazë të kërkesave ligjore;
- Regjistrimi dhe konsolidimi i llogarive bankare dhe arkës;
- Përgatitja e librave tregtare, konfirmimi i tyre dhe dokumentacionin përkatës;
- Përgatitja dhe menaxhimi i llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme;
- Mbajtja e evidencës së punës ditore për punëtorët e Ndërmarrjes;
- Përgatitja e listës së pagave;
- Përgatitjen e pasqyrave financiare;
- Deklarimi i tatimeve;
- Kontrollimi dhe barazimi i listave të regjistrimeve vjetore nga ana e komisioneve me financa;
- Është përgjegjës për punë dhe detyra të punës që i janë përcaktuar apo i përcakton e i përgjigjet Udhëheqësit të kontabilitetit.
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- Aplikacioni i punësimit (konsiderohet si CV dhe vlerësohet nga Komisioni);
- Letër Motivuese;
- Diploma Universitare;
- Dëshmi për përvojën e punës;
- Kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës;
- Certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar apo në procedurë penale; si dhe
- Çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Mënyra e Aplikimit
- Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar më së largu me datë 9/6/2023 ne ora 16:00 në emalin [email protected] ose edhe fizikisht në zyrat e Ndërmarrjes Jatex në Gjakove.