business

Kadete për Zyrtare Korrektuese - FEMRA (50)

  • star Publikuar: 02-12-2022
  • star Skadon: 13-12-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 50
Vendi i punës Istog, Lipjan, Prishtinë
Shikime 12494

PËRSHKRIMI

RN00010312
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 28/10/2022
Afati për aplikim: 29/11/2022 - 13/12/2022

Duke u bazuar në nenin 36 paragraf 1 dhe 2 si dhe nenin 12 paragraf 1 nën paragraf 1.10 të Ligjit Nr. 8/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës, nenit 4 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1, neni 8 të Ligjit nr. 06/L 114 për Zyrtarët Publikë si dhe nenin 6 paragraf 1 dhe 2 nën paragraf 2.1 të Ligjit Nr. 05/L-020 Për Barazi Gjinore, vendimit të Drejtorit të Pergjitshem nr. 1104 datë 27.10.2022, Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpall:

KONKURS

Pozita: Kadet për Zyrtare Korrektues-FEMRA, 50 (pesëdhjetë) vend pune

  • Për: Qendrën e Paraburgimit (Institucioni Korrektues për Femra) në Lipjan 15 pozita - Referenca: MD/SHKK/ 020/28.10.2022;
  • Për: Qendrën Korrektuese në Lipjan 08 pozita - Referenca: MD/SHKK/ 021/28.10.2022;
  • Për: Qendrën Korrektuese në Dubravë- 10 pozita - Referenca: MD/SHKK/022/28.10.2022;
  • Për: Burgun e Sigurisë së Lartë- 05 pozita - Referenca: MD/SHKK/ 023/28.10.2022;
  • Për: Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë - 12 pozita Referenca: MD/SHKK/ 024/28.10.2022;

Koeficienti: 6

  • Kohëzgjatja e emërimit: Me afate të pacaktuar, periudha provuese 1 (një) vite
  • I përgjigjet: Mbikëqyrësit

Detyrat kryesore:

  • Zyrtari Korrektues është përgjegjës për mbajtjen dhe kontrollin e të burgosurve në pajtim me rregullat dhe dispozitat ligjore të cilat kanë të bëjnë me punën e tyre
  • Të sigurojë një ambient sa më të sigurt për të burgosurit, personelin dhe vizitorët;
  • Mbikëqyrë, kontrolloj dhe monitoroj lëvizjet dhe aktivitetet e të burgosurve brenda dhe jashtë institucionit;
  • Të bëjë verifikimin e sigurisë institucionale, të mirëmbajë sigurinë në institucion dhe jashtë perimetrit si vëzhgim, patrullimin sipas nevoje;
  • Të kontrolloj lëvizjet dhe aktivitetet e vizitorëve dhe kontrollit civil si kontraktohet e ndryshëm brenda në institucion;
  • Të inkurajoj të burgosurit të përdorin aftësitë pozitive të jetës në shoqëri dhe rreth, si dhe të kujdesen se të drejtat humane të burgosurve janë duke u respektuar gjatë gjithë kohës;
  • Përgatitë raportet me shkrim lidhur me sjelljet e të burgosurve;
  • Të përkujdeset që rutina ditore është duke u kryer sipas rregullave të shkruara;
  • Të bëjë kontrollimin dhe monitoroj kamerat, të bëjë sigurimin e hapjes dhe mbylljes së dyerve, monitorimin e sistemit të alarmit të zjarrit.
  • Zyrtari Korrektues ka për obligim që ti kryej të gjitha punët shtesë në rast nevoje në pavijonet tjera, me urdhër të Mbikëqyrësit.

Kandidatet që aplikojnë për Zyrtar Korrektues në Shërbimin Korrektues duhet t'i përmbushin këto kritere:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik;
  • Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm, përkatësisht të mesëm të lartë;
  • Të jete në gjendje të mirë psiko-fizike;
  • Të jetë i moshës tetëmbëdhjetë (18) deri në arritjen e moshës tridhjetë (30) vjet;
  • Të mos posedoj në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar).

Dokumentacioni për aplikim duhet te përmbajë:

  • Formularin e aplikimit;
  • Kopjen e diplomës për arsimin e mesëm të larte ose certifikata, ndërsa për kandidatet qe kane kryer shkollimin jashtë vendit, kopja e diplomës e notifikuar;
  • CV-në
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime;
  • Kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës;

Fazat e testimit të kandidatëve

  • Testi me shkrim
  • Testi i aftësive fizike
  • Intervista
  • Kontrollimi mjekësor

Kandidati i cili dështon në njërën nga fazat e përzgjedhjes nuk ka të drejt të vazhdoj në fazat tjera të procesit të rekrutimit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit, mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitet në Kosovë.

Shënim:

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë Shërbimi Korrektues i Kosovës Njësia e Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish-Ndërtesa e Rilindjes» kati i 6-të, Zyra Nr. 606, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në, tel: 038/200 18-275, 038/200 18 282, 038/200 18-040, 038/200 18-279- prej orës 08:00 - 16:00.

Aplikimi për pozitën e zyrtare korrektues fillon me datë 28.11.2022 dhe do te jetë i hapur deri me 13.12.2022 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

TË DREJTË APLIKIMI KANË VETËM PERSONAT E GJINISË FEMËRORE (LIGJI Nr. 05/L-020 PËR BARAZI GJINORE, neni 6 Masat e veçanta 1. Institucionet publike marrin masa të veçanta të përkohshme me qëllim të përshpejtimit të realizimit të barazisë faktike midis femrave dhe meshkujve në ato fusha ku ekzistojnë pabarazi).

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojnë.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të njoftohen përmes ueb- faqes: shkk.rks-gov.net si dhe portalin në ueb faqen e konkurrimeve të SIMBNJ konkursi.rks-gov.net.

KOMUNA

Istog, Lipjan, Prishtinë