Delta Security sh.p.k. është kompani që vazhdimisht rritet dhe zgjerohet si rezultat i mirëbesimit të klienteve tanë dhe punën profesionale që ne ofrojmë.
Nëse kërkoni një punë atraktive, kushte të mira pune, paga konkurruese në treg dhe mundësi zhvillimi profesional ju ftojme të aplikoni për vende të lira të punës në Delta Security.
Delta Security sh.p.k. shpall konkurs për:
1. Pozita: STAF TEKNIK
Prishtinë- 4 vende të lira pune
Përshkimi i Detyrave: Instalim, servisim dhe mirëmbajtje të Sistemeve të Sigurisë, (Sistemit të alarmit dhe kamerave).
Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:
- Instalim, servisim dhe mirëmbajtje të Sistemeve të Sigurisë, (Sistemit të alarmit dhe kamerave).
- Pervojë pune në montimin dhe servisimin e sistemeve të sigurisë (Sistem alarmi dhe kamerave) apo të ngjashme- e preferushme;
- Te kenë te përfunduar shkollën e mesme;
- Të posedojnë patent shofer, kategoria B;
- Mos të jetë i dënuar apo ndjekur penalisht.
Kushtet e punës:
- Kushte të mira të punës;
- Kontratë afatgjate;
- Pagë konkuruese në treg;
- Trajnim dhe certifikim për instalim dhe servisim të sistemeve të sigurisë;
- Mundësi avansimi profesional dhe në karrierë.
2. Pozita: PRAKTIKANT- STAF TEKNIK
Prishtinë- 6 vende të lira pune
Përshkimi i Detyrave: Instalim, servisim dhe mirëmbajtje të Sistemeve të Sigurisë, (Sistemit të alarmit dhe kamerave).
Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:
- Te kenë te përfunduar shkollën e mesme;
- Të posedojnë patent shofer, kategoria B;
- Mos të jetë të dënuar apo ndjekur penalisht.
Kushtet e punës:
- Punë praktike me pagesë;
- Kushte të mira të punës;
- Mundësi punësimi me kontratë afatgjate;
- Trajnim dhe certifikim profesional për instalim dhe servisim të sistemeve të sigurisë;
- Mundësi avansimi profesional dhe në karrierë.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë:
1. Fizikisht në zyrën qendrore të Delta Security sh.p.k., në adresën: rr. Enver Maloku nr.108/1, Bregu i Diellit (ngjitur me objektin furra qerimi 1), kati 4, Prishtinë, apo
2. Përmes postes elektronike, duke dërguar CV-në në e-mail adresën: [email protected]
Afati për aplikim mbetet i hapur deri më 15.08.2023, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 17:00!