business

ANKETUES/E NË TERREN

  • star Publikuar: 13-08-2025
  • star Skadon: 13-09-2025
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë

ANKETUES/E NË TERREN

IDRA Research & Consulting në Kosovë është në kërkim të anketuesve për projekte kërkimore në të gjitha komunat e Kosovës.

Detyrat

  • Kryerja e intervistave me të anketuarit sipas pyetësorit të miratuar
  • Sigurimi që të gjitha pyetjet të bëhen në mënyrë neutrale dhe pa paragjykime
  • Regjistrimi i të dhënave saktë dhe plotësisht në pajisjen ose formularin e caktuar
  • Respektimi i udhëzimeve metodologjike dhe afateve kohore të projektit
  • Raportimi i çdo problemi ose vështirësie tek mbikëqyrësja e projektit
  • Ruajtja e konfidencialitetit të informacionit të mbledhur nga të anketuarit

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në shkenca sociale ose fusha të ngjashme (preferohet, por nuk është e domosdoshme)
  • Aftësi të mira komunikimi dhe dëgjimi aktiv
  • Përvojë paraprake në intervista ose mbledhje të të dhënave (preferohet, por nuk është e domosdoshme)
  • Njohuri bazë në përdorimin e pajisjeve elektronike ose aplikacioneve për anketim
  • Aftësi për të punuar në terren dhe për t’u përshtatur me orare fleksibile
  • Integritet dhe respektim i standardeve etike të punës kërkimore

Kushtet

  • Bashkëpunimi bëhet me kontratë shërbimi për secilin projekt
  • Pagesa bëhet sipas numrit të intervistave të realizuara ose ditëve të punës, varësisht nga natyra e projektit
  • Orari i punës dhe kohëzgjatja përcaktohen sipas projektit

Aplikoni duke plotësuar formularin:
🔗 https://tinyurl.com/4979bv2h