business

Shitës/Shitëse

  • star Publikuar: 23-06-2025
  • star Skadon: 20-07-2025
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Konkurs për vende të lira pune

Ndërmarrja Kulinare ShPK me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve hapim konkurs për të pranuar punëtorë të motivuar për t`iu bashkuar ekipit tonë:

  1. Pozita: Shitës/Shitëse

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të prezantojë, promovojë dhe shes produktet/shërbimet tek klientët ekzistues dhe potencial,
  • Përpilon oferta sipas kërkesave,
  • Krijon dhe mirëmban kontakte profesionale me klient,
  • Të propozojë mënyra për rritje të shitjeve në bazë të kërkesave të klientëve,
  • Të komunikojë dhe bashkëpunojë me mbikëqyrësit dhe bashkëpunëtorët,
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet:

  • Përvojë në shitje së paku 2 vite
  • Aftësi të mira komunikuese
  • Aftësi planifikuese dhe organizim të punës
  • Të kuptojë praktikat e shërbimeve ndaj klientëve dhe principet e shitjes
  • Të posedoj patentë shoferin e kategorisë B
  • I/e gatshëm/me për pune ekipore,
  • Aftësi të mira kompjuterike,
  • Njohuri bazike të gjuhës angleze,

Ne ofrojmë:

  • Ambient të mirë pune
  • Pagë konkurruese
  • Kompenzim për orët jashtë orarit
  • Kontratë pune, orar dhe pushim të rregulluar në bazë të Ligjit të Punës nr. 03/L-212

Konkursi është i hapur deri me 20 korrik 2025.

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në së bashku me dokumentacionin përkrahës përmes butonit "Apliko Këtu"

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu