KONKURS PUNE
Menaxher i Sektorit të Hekurit
Kompania Wintech është në kërkim të një Menaxheri të Sektorit të Hekurit, me përvojë profesionale në menaxhimin e punimeve metalike dhe njohuri në llogaritje statike të objekteve me konstruksion çeliku.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe organizimi i sektorit të hekurit dhe punimeve metalike
- Planifikimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e projekteve të konstruksioneve të çelikut
- Kryerja dhe verifikimi i llogaritjeve statike për objekte dhe elemente metalike
- Hartimi dhe kontrolli i detajeve teknike dhe vizatimeve punuese
- Bashkëpunimi me arkitektë, inxhinierë dhe ekipe të prodhimit
- Mbikëqyrja e cilësisë së prodhimit dhe montimit sipas standardeve teknike
- Menaxhimi i materialeve, afateve dhe kostove të projekteve
- Raportimi periodik tek drejtoria për progresin e punimeve
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme
- Përvojë minimale 5 vjet në konstruksione çeliku dhe punime metalike
- Njohuri të avancuara në llogaritje statike dhe analiza strukturore
- Njohuri të standardeve për konstruksione çeliku (Eurocode ose ekuivalente)
- Aftësi për lexim dhe interpretim të projekteve teknike
- Njohuri në programe projektimi dhe analiza strukturore.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale
- Aftësi komunikimi dhe pune në ekip
Ofrohet:
- Kontratë e rregullt pune
- Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi afatgjatë
- Pjesëmarrje në projekte të mëdha dhe sfiduese
Aplikimi:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse në:
📧 [email protected]
📅 Afati i aplikimit: 25.12.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!