TERMI I REFERENCËS SË PUNËS EKSPERTËT
TERMS OF REFERENCE (TOR) Ekspertë për përzgjedhjen, sistematizimin dhe përshtatjen e materialeve mësimore për historinë, kulturën dhe traditat e komuniteteve rome, ashkalinj dhe egjiptianë për integrim në tekstet shkollore | Prishtinë,2025 |
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” , me seli në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që punon për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të komuniteteve rome, ashkalinj dhe egjiptianë në Kosovë. Organizata synon avancimin e të drejtave të këtyre komuniteteve përmes avokimit, përmirësimit të kushteve të banimit, zhvillimit ekonomik, punësimit dhe qasjes më të mirë në arsim.
Në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), VoRAE synon të angazhojë dy ekspertë që do të kontribuojnë në procesin e përzgjedhjes dhe përshtatjes së materialeve mësimore të dëshmuara për historinë, kulturën dhe traditat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egyptian për t’u integruar në tekstet shkollore të arsimit parauniversitar.
2. KONTEKSTI I NDËRHYRJES
Qëllimi I organizates dhe MAShTI-t është të sigurojnë përfaqësim të drejtë, gjithëpërfshirës dhe faktik të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane në materialet dhe tekstet shkollore. Në vitet e fundit janë krijuar materiale të specializuara nga grupet profesionale dhe ekspertët e fushës. Megjithatë, përfshirja e tyre e suksesshme në tekstet shkollore kërkon:
- Sistematizim, rishikim dhe harmonizim të përmbajtjes;
- Përshtatje sipas niveleve shkollore dhe kurrikulës së re të arsimit parauniversitar;
- Koordinim me grupin punues të MAShTI-t për integrimin gradual në tekste;
- Gjetjen e formateve didaktike të përshtatshme për moshat e ndryshme.
Dy ekspertët e angazhuar do të mbështesin këtë proces duke kontribuar profesionalisht në rishikimin, përzgjedhjen dhe përgatitjen finale të materialeve që duhet të përfshihen në tekstet shkollore.
3. QËLLIMI SPECIFIK
Qëllimi kryesor i angazhimit është:
Të përzgjidhen, sistematizohen dhe përshtaten materialet ekzistuese mësimore që trajtojnë historinë, kulturën dhe traditat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, në mënyrë që ato të integrohen në tekstet shkollore të Kosovës në përputhje me kurrikulën dhe standardet e MAShTI-t.
4. AUDIENCE DHE PËRDORIMI
Produktet e këtij angazhimi do të përdoren nga:
- MAShTI dhe grupet punuese të tij;
- Shtëpitë botuese të teksteve shkollore;
- Mësimdhënës dhe institucione arsimore;
- Organizata të shoqërisë civile që punojnë me komunitetet Rom,Ashkali dhe Egjiptian;
- Ekspertë të kurrikulës dhe hartues të teksteve.
5. METODOLOGJIA DHE PROCESI
Ekspertët e angazhuar do të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me:
- Grupin punues të MAShTI-t;
- Ekspertët që kanë krijuar materialet ekzistuese;
- Koordinatorët e projektit nga VoRAE.
Procesi i punës do të përfshijë:
- Rishikim të detajuar të materialeve ekzistuese (historike, kulturore, shkencore, didaktike).
- Identifikim të përmbajtjeve që duhet të integrohen në tekstet shkollore.
- Përshtatje të materialeve sipas niveleve të kurrikulës (klasa 1–9 dhe shkollat e mesme).
- Hartim i versioneve të strukturuara, të qarta dhe të aplikueshme për hartuesit e teksteve.
- Koordinim me ekspertët e MAShTI-t për finalizimin e moduleve.
- Dorëzimi i materialeve përfundimtare të sistematizuara dhe të gatshme për integrim.
- Përgatitja e një raporti përmbledhës me rekomandime.
6. PRODUKTET E PRITURA (OUTPUTS)
Ekspertët do të dorëzojnë:
- Raport fillestar i analizës (mapping i materialeve ekzistuese).
- Materiale të përzgjedhura dhe të sistematizuara sipas temave (histori, kulturë, tradita).
- Tekste të përshtatura sipas niveleve shkollore (përfshirë propozime ilustruese dhe aktivitete).
- Udhëzues didaktik për integrim në tekstet shkollore.
- Raport final, që përmbledh procesin, metodologjinë dhe rekomandimet.
7. PLANI I PUNËS DHE BUXHETI
Planifikimi i punës do të bashkërendohet me VoRAE dhe MAShTI. Ekspertët duhet të propozojnë:
- Afatet kohore për secilin produkt;
- Orët e punës të parapara;
- Buxhetin e detajuar (honorare dhe shpenzime të nevojshme).
- Puna duhet te perfundohet deri ne fund te dhjetorit 2025
8. KRITERET E PËRZGJEDHJES
- Diplomë universitare Master në fushën e arsimit, shkencave arsimore, historisë, sociologjisë, kulturës, ose fusha të ngjashme.
- Preferohet kandidatë me gradë PhD ose kandidatë në proces të doktoraturës.
- Përvojë në zhvillimin e raporteve, programeve mësimore dhe materialeve edukative.
- Minimum 3 vjet përvojë profesionale në ofrimin e trajnimeve, edukimit, apo punës me kurrikulën.
- Preferohet përvojë paraprake në punë me komunitetet rome, ashkalinj dhe egjiptianë.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe koordinimi ndërinstitucional.
- Aftësi në dizajnimin e sesioneve mësimore dhe materialeve didaktike.
- Përkushtim për respektimin e afateve dhe cilësisë së dorëzimit.
9. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR / KUSHTET PËR APLIKIM
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
- CV të përditësuar
- Ofertë financiare me buxhet të detajuar
- Plan pune të propozuar për realizimin e detyrës
Dokumentet duhet të dërgohen në email adresën: [email protected]
10. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Aplikimet pranohen vetëm përmes email-it, në formë të shkresës zyrtare.
Afati i fundit për aplikim: 10 dhjetor 2025
Në subjekt të email-it duhet të specifikohet:
“Ekspertiza – Tekstet shkollore për komunitetet rome, ashkali dhe egjiptian”
Aplikimet e dërguara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.