business

Menaxher/ e Dyqani!

  • star Publikuar: 18-08-2022
  • star Skadon: 15-09-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Neptun
Kategoritë Paisje Shtëpiake
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Ferizaj
Shikime 1934

Konkurs:

Menaxher/ e Dyqani!

Ferizaj

Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Menaxheri/e është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.

Pozicioni: Menaxher/e Dyqani

Departmenti: Retail

Vendodhja: Ferizaj

Jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë?

Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?

A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?

A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?

Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?

Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!

Detyrat dhe përgjegjësitë:

o   Përgjegjës për veprimtarinë operacionale të dyqanit.

o   Kontrollon shitjet në mënyrë që të arrihen targetet e caktuara

o   Performon aktivitete dhe kontrollon lëvizjet ditore

o   Ndihmon në organizim dhe motivim ekipin për të rritur efikasitetin

o   Është përgjegjës për menaxhimin e Inventarit

Kërkesat:       

o   Diplomë Universitare në fakultetin Ekonomik

o   Së paku përvojë pune tre vjeçare në menaxhim të pikës shitëse

o   Njohuri të mirë të gjuhës angleze

o   Shkathtësi të menaxhimit të stresit gjatë punës nën presion

o   Shkathtësi ndërpersonale si: i/e orientuar në detaje, vetë motivuar, dhe komunikat

NEPTUN  ju ofron:

  • Trajnim i vazhdueshëm
  • Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  • Ambjent i shkëlqyer pune në dyqane moderne
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected], ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne linkun me poshtë:

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 https://www.neptun-ks.com/job-advertisement-details.nspx?advertisement=1041