Konkurs për punë: 2 Pozita
Kompania Happy Sh.p.k, e specializuar në prodhimin e letrave të lagura dhe produkteve likuide, shpall konkurs pune për pozitën:
Pozita I – Punëtor në Prodhim
𝗞𝗿𝗶𝘁𝗲𝗿𝗲𝘁 𝗲 𝗽𝘂𝗻ë𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
- Të jetë i gatshëm për punë në ekip;
- Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për t’u përshtatur me ndërrimet eventuale;
- Përvoja e mëparshme në prodhim, në një fushë të ngjashme, konsiderohet avantazh.
Pozita II - Punëtor në Depo
Përgjegjësitë:
- Kujdeset për ruajtjen dhe menaxhimin e mallrave në depo;
- Sistemon dhe vendos mallin në vendin e duhur brenda depos;
- Kryen ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave nga mjetet transportuese në rastet e furnizimeve dhe dërgesave;
- Siguron që ambienti i punës të jetë i pastër, i rregullt dhe i sigurt;
- Kryen detyra të tjera në depo sipas udhëzimeve dhe kërkesave të menaxherit.
Kualifikimet:
- Të ketë të mbaruar shkollën e mesme
- Shkathtësi të punës në grup
- I kujdeshshëm ndaj detajeve
Orari i punës - I plotë
Ditët e punës – E Hëne-E Premte
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes email-it [email protected]
Dhe përmes numrit të telefonit 049-660-833
Vendi: Konjuh, Lipjan
Apliko shpejtë përmes sistemit!