business

Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore (1); Financier-Kontabilist (1)

  • star Publikuar: 06-07-2022
  • star Skadon: 24-07-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Visametric
Kategoritë Biznes dhe Menaxhment
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2149

Visametric shpallë konkurs për këto pozita:

  1. Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore  
  2. Financier-Kontabilist

Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore

Visamatric është institucioni zyrtar i autorizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane për ofrimin e shërbimeve të vizave, i cili filloi aktivitetin e tij në Kosove në vitin 2022.

Dhe është duke kërkuar një "Specialist sezonal të burimeve njerëzore" që do të udhëheqë Departamentin e Burimeve Njerëzore në Prishtinë.

Kualifikimet e Përgjithshme

  • I/E diplomuar nga departamenti përkatës,
  • Të paktën 3 vjet përvojë pune në Departamentin e Burimeve Njerëzore,
  • Preferohet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze,
  • Aftësi të larta komunikimi, shkathësi për punë ekipore,
  • Aftësi të shkëlqyera për ndjekjen e punëve,
  • Të punojë me përpikëri,
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, planifikim dhe të jetë dinamik,

Përshkrimi i punës

  • Përgatitja, publikimi dhe ndjekja e njoftimeve të punës për pozicionet e kërkuara,
  • Vlerësimin e aplikimeve të ardhura dhe kryerjen e proceseve të intervistimit,
  • Përfundimi i procesit të rekrutimit dhe trajnimit/orientimit të kandidatëve të pranuar,
  • Kryerja e përgjegjësisë lidhur me kasafortën e degës, dhe raportimi lidhur me transaksionet kryesore të parave dhe para-kontabilitetit.
  • Sigurimi i ndjekjes dhe kontrollit të nevojshëm të proceseve të Burimeve Njerëzore brenda fushëveprimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,
  • Monitorimi dhe raportimi i proceseve të shëndetit dhe sigurisë në punë,
  • Ekzekutimi i procesit disiplinor dhe proceseve të shkarkimit,
  • Përgatitja në kohë dhe përgjigja e raporteve dhe kërkesave për informacion të kërkuara nga eprori.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në titull pozitën ‘Specialist/e i/e BNJ’ në adresën e e-mail-it: [email protected]

Financier-Kontabilist

Visamatric është institucion zyrtar i autorizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë  për të ofruar shërbime për viza.

Kualifikimet e Përgjithshme

  • Të paktën 5 vjet përvojë në fushën e Kontabilitetit të Përgjithshëm dhe Financave,
  • Të jetë në gjendje të përgatisë deklarata mujore dhe vjetore si TVSH, Mbajtja në burim,
  • Njohuri mbi operacionet e E-Ledger dhe E-Fatura
  • Të jetë në gjendje të mbajë dhe kontrollojë plotësisht të dhënat e kontabilitetit,
  • Të jetë në gjendje të merret me proceset ligjore,
  • Të jetë i aftë për të përdorur mirë programet MS Office,
  • Parim i përpiktë, i kujdesshëm dhe i vëmendshëm në punë,

Kërkojmë një specialist të lartë të financave

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në titull pozitën “Financier-Kontabilist“ në adresën e e-mail-it: [email protected]