business

FTESË PËR KOMPANI TË AKREDITUARA PËR OFRIMIN E TRAJNIMEVE PROFESIONALE

  • star Publikuar: 30-10-2024
  • star Skadon: 30-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Ferizaj, Gjakovë, Lipjan, Fushë Kosovë, Shtime, Obiliq, Graçanicë
Shikime 624

TERMAT E REFERENCËS PËR OFERTIM TË KOMPANIVE TË AKREDITUARA PËR OFRIMIN E TRAJNIMEVE PROFESIONALE TË KURSANTEVE NGA RADHËT KOMUNITETEVE ROM,ASHKALI DHE EGJIPTIAN NË KOMUNAT FERIZAJ, SHTIME (GJYRKOVC), LIPJAN (GADIME) , FUSHË KOSOVË, VUSHTRRI (PRILLUZH), GRAÇANICË, OBILIQ (PLEMETIN), GJAKOVË.

INFORMACION I PËRGJITHSHËM:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me seli në në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme.

KONTESTI I NDËRHYRJES:

Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” ka kontribuar në ofrimin e mundësive për trajnim dhe punësim të barabartë të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian në Kosovë.

Në kuadër të kësaj thirrjeje, qëllimi është ofrimi i shërbimeve profesionale estetike, përfshirë trajnime në floktari, manikyr, pedikyr, kujdes për qerpikët, dhe trajtime të tjera të bukurisë. Këto trajnime synojnë të zhvillojnë aftësitë e kursanteve dhe t’i përgatisin ato për tregun e punës apo hapjen e bizneseve të vogla.

QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është fuqizimi social dhe ekonomik i grave nga komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptian përmes ndërtimit të aftësive dhe ndërmarrësisë, duke u ofruar trajnime profesionale në fushën e shërbimeve kozmetike. Trajnimet do të kenë një kohëzgjatje maksimale prej 45 ditësh dhe do të përfshijnë elemente praktike dhe teorike për të garantuar ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për kursantet që të mund të punojnë në këtë sektor ose të hapin bizneset e tyre.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

a. Zhvillimi i kurrikulës së trajnimit: Kompania duhet të krijojë një program trajnimi të detajuar për secilën fushë të shërbimeve kozmetike, duke përfshirë module teorike dhe praktike. Kjo duhet të përfshijë udhëzime të qarta për teknikat më të fundit në floktari, manikyr, pedikyr, kujdes për qerpikët dhe trajtime të tjera të bukurisë.

b. Përgatitja e materialeve mësimore dhe pajisjeve: Kompania duhet të sigurojë të gjitha materialet dhe pajisjet e nevojshme për mësimin dhe praktikën e kursanteve, duke përfshirë: instrumentet për floktari, manikyr/pedikyr, produkte kozmetike për trajtime, dhe pajisjet e sigurisë. Kursantet duhet të kenë mundësinë të praktikojnë me produkte dhe pajisje të cilësisë së lartë.

c. Organizimi dhe mbajtja e sesioneve praktike: Trajnimi duhet të përfshijë një numër të konsiderueshëm të orëve praktike, ku kursantet të mund të praktikojnë shkathtësitë e fituara në kushte të ngjashme me ato të një salloni të bukurisë. Kompania duhet të sigurojë që secili kursant të ketë akses të mjaftueshëm në pajisje dhe mbështetje të trajnerëve gjatë praktikës.

d. Ofrimi i vlerësimeve të rregullta të performancës së kursanteve: Kompania duhet të zhvillojë një sistem vlerësimi të progresit të kursanteve, duke përfshirë teste teorike dhe praktike. Vlerësimet duhet të bëhen në mënyrë të vazhdueshme për të siguruar që kursantet janë duke arritur rezultatet e dëshiruara dhe janë të gatshme për tregun e punës pas përfundimit të trajnimit.

e. Konsultimi dhe mentorimi individual për kursantet: Përveç trajnimeve grupore, kompania duhet të ofrojë sesione individuale mentorimi për kursantet, për t'i ndihmuar ato të zhvillojnë planifikimin e karrierës dhe të kuptojnë mundësitë për hapjen e një biznesi të vogël ose gjetjen e punësimit pas përfundimit të trajnimit.

f. Organizimi i një provimi përfundimtar dhe çertifikimi: Pas përfundimit të trajnimit, kompania duhet të organizojë një provim përfundimtar për kursantet. Kursantet që kalojnë provimin duhet të pajisen me një çertifikatë që dëshmon kompetencat e tyre në fushën e trajnuar, e cila do t’u ndihmojë në gjetjen e punës ose nisjen e një biznesi.

g. Zhvillimi i një plani për përshtatjen e kursanteve në tregun e punës: Kompania duhet të sigurojë që përmbajtja e trajnimeve të përputhet me kërkesat aktuale të tregut të punës për shërbime kozmetike, duke përfshirë trendet dhe teknikat më të reja në këtë industri. Kjo përfshin përgatitjen e kursanteve për të punuar si profesioniste të pavarura ose për t'u integruar në sallonet e bukurisë ekzistuese.

h. Përmbushja e objektivave gjinore dhe sociale të projektit: Kompania duhet të angazhohet për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave nga komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptian, duke krijuar një ambient mbështetës dhe gjithëpërfshirës gjatë gjithë periudhës së trajnimit.

Kriteret e përzgjedhjes/ Dokumentacioni i kërkuar

  1. Çertifikata e regjistrimit, përshkrimi i kompanisë dhe ekspertizës së saj (për kompani)
  2. Çertifikata/diploma e shërbimit qe e ofroni dhe CV e trajnerit (për individ) e akredituar
  3. Detajet e programit tuaj të propozuar të trajnimit, duke përfshirë kurrikulën dhe metodologjinë dhe ofertën financiare (për individ).
  4. Buxheti i propozuar për shërbimet tuaja për individ/kursant për 2 javë trajnim (çmimet pa TVSH).
  5. Orari i përshtatshëm 09:00 deri 13:00 ose 13:00 deri 17:00 ose dhe vikend.
  6. Referenca nga projekte të ngjashme (për kompani).

MËNYRA E APLIKIMIT:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected] . Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 8 Nentor 2024 në ora 16:00.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.