business

NJOFTIM: KONKURS PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE PËR VITIN 2026/2027


Ruaj
  • star Publikuar: 04-05-2026
  • star Skadon: 18-05-2026
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë

NJOFTIM!

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR “BOTANIKA” SHPALL KONKURS PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE PËR VITIN 2026/2027

Grup-mosha dhe numri i fëmijëve:

1. 09 muaj-2 vjeç:12 fëmijë (të lindurit mes: 01.12.2024-30.11.2025)

2. 2-3 vjeç: 14 fëmijë (të lindurit mes: 01.12.2023-30.11.2024)

3. 3-4 vjeç: 5 fëmijë (të lindurit mes: 01.12.2022-30.11.2023)

Konkursi është i hapur prej datës: 04.05.2026-18.05.2026.

Aplikimet për regjistrim të fëmijëve duhet të dorëzohen të plotësuara në kopshtin ‘’Botanika’’, lagjia Mati II Rr.Sokol Sopi Nr.47 nga ora 09:00-15:00

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

1. Ekstrakti i lindjes së fëmijës (të jetë jo më i vjetër se 6 muaj);

2. Dëshmi që jeni banorë të lagjës Mati (vërtetimi nga bashkësia lokale, faturë të shërbimeve komunale (të jetë jo më e vjetër se 6 muaj), dëshmi apo kontratë të pronës/ vendbanimit, kontratë qiraje e noterizuar (cilado nga këto që dëshmon që prindi i fëmiut që aplikon, është banorë i lagjes Mati).

3. Dëshmi nga mjeku për gjendjen e përgjithshme shëndetësore të fëmijës.

4. Dëshmi për vaksinimin e fëmijës (Vërtetim i vaksinimit i lëshuar nga njësia e vaksinimit në Qendrën e mjeksisë familjare ku fëmija ka kryer vaksinimin).

Në mungesë të këtyre dokumenteve, aplikacioni nuk konsiderohet i plotë dhe nuk trajtohet! Në kushte të njejta të aplikantëve, ndiqet radha e aplikimit (i pari që aplikon, i pari pranohet).

Përparsi në regjistrim do të kenë:

  • Fëmijët me nevoja të veçanta krahas ligjeve dhe udhëzimeve administrative të Republikës së Kosovës dhe kapaciteteve të Institucionit;
  • Fëmijët të cilët kanë një motër/vëlla i cili vijon në kopshtin
  • Fëmijët e stafit;

VINI RE: Në grup moshat 4-5 dhe 5-6 vjeç nuk ka vende të lira!

Prindërit mund të aplikojnë për listë të pritjes në grup moshat 4-5 dhe 5-6 vjeç.

Gjatë vitit mund të ftohen fëmijë nga lista e pritjes në rast të lirimit të ndonjë vendi në grupmoshat përkatëse.

Vëmendje: Listat e pritjes dhe të gjitha aplikacionet e kaluara janë shpallur të pavlefshme me rekomandimin e organeve kompetente.

Subvencionimi nga Komuna:

Me Vendim të kryetarit të Komunës së Prishtinës për subvencionimin e prindërve me numer të protokollit 17-451/01-137294, datë 09.09.2025. Komuna e Prishtinës Subvencionon keto kategori.

1. Prindërit/ kujdestarët ligjorë me të ardhura mujore neto deri në 700 euro subvencionohen në vlerë prej 50 € nga Komuna e Prishtinës:

2. Prindërit/ kujdestarët ligjorë me të ardhura mujore neto deri në 900 euro subvencionohen në vlerë prej 30 € nga Komuna e Prishtinës:

3. Prindërit/ kujdestarët ligjorë me të ardhura mujore neto në deri 1,100 euro subvencionohen në vlerë prej 20 € nga Komuna e Prishtinës:

4. Prindërit/ kujdestarët ligjor të fëmijeve me nevoja të veçanta, fëmijet bonjak (pa të dy prindërit), familjet me asistencë sociale, veteranët e luftës si dhe nënat vetushqyese do të subvencionohen në vler prej 70€

Vërejtje: Prindërit të cilët kanë bisnes aktiv, diskualifikohen nga skema e subvencioneve.

Të gjitha dokumentet dhe dëshmitë që dorëzohen do të verifikohen nga Komuna e Prishtinës Drejtoria Komunale e Arsimit institucionet përkatëse dhe nëse ka dyshime mbi vërtetësinë e dokumentacionit apo dëshmive do të humbni të drejtën për subvencionim të pagesës, që është e përcaktuar nga OJQ I.P. “Botanika”.

Të gjithë të pakënaqurit me rezultatet e regjistrimit mund të ushtrojnë ankesë pranë OJQ I.P. “Botanika”, deri një javë (5 ditë pune) pas shpalljes së listës me emrat e fëmijëve të pranuar.

Aplikacion për regjistrim mund ta shkarkoni KËTU.

I.P. ‘’Botanika’’

Maj 2026,

Prishtinë