Kompani
Agrimatco
Kategoritë
Agrokulturë, Menaxher/e, Shitje
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
2
Pozita e lirë: Agronom / Menaxher i Shitjes (2 pozita)
Agrimatco Kosovo L.L.C. është pjesë e një kompanie ndërkombëtare me traditë që nga viti 1936, e pranishme në 47 vende të botës dhe e specializuar në:
- Mbrojtjen e kulturave bujqësore
- Plehra speciale
- Farëra profesionale
- Sisteme të ujitjes
- Produkte veterinare
- Pajisje dhe mjete bujqësore
Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme në tregun e Kosovës, jemi duke kërkuar dy Agronom / Menaxher të Shitjes, të cilët do të luajën rol kyç në zhvillimin e klientëve dhe forcimin e prezencës sonë në terren.
Përgjegjësitë kryesore:
- Vizita të rregullta te fermerët, klientët dhe distributorët, duke identifikuar nevojat dhe duke ofruar këshilla profesionale
- Menaxhimi i porosive dhe shpërndarja e produkteve te klientët
- Zgjerimi i tregut dhe rritja e shitjeve në territorin e caktuar
- Hartimi i planeve ditore/javore të shitjes dhe raportimi i rezultateve
- Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe ofrimi i mbështetjes teknike
- Monitorimi i borxheve dhe sigurimi i pagesave sipas afateve
- Analiza e tregut, identifikimi i konkurrentëve dhe rekomandimi i strategjive
- Kërkim tregu për produkte të reja dhe mundësi zgjerimi
- Kontribut në aktivitetet e marketingut (materiale, evente, fushata)
- Ndjekja e procedurave për regjistrimin e produkteve me furnitorët dhe institucionet përkatëse
Kriteret e kërkuara:
- Diplomë në Shkencat Bujqësore
- Të paktën 3 vite përvojë në sektorin e agrobiznesit, plehrave, farërave ose mbrojtjes së bimëve
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe prezantimi
- Njohuri të mira kompjuterike dhe aftësi analitike
- Patentë shofer dhe gatishmëri për udhëtime të shpeshta në terren
- Të jetë i gatshëm dhe i fokusuar në zhvillimin personal dhe profesional të vazhdueshëm, duke marrë pjesë aktivisht në trajnime, workshop-e dhe aktivitete të tjera të rritjes profesionale.
Çfarë ofrojmë:
- Punë të qëndrueshme në një kompani me renome ndërkombëtare
- Mundësi reale për rritje dhe zhvillim profesional
- Mbështetje teknike dhe trajnime nga ekspertë ndërkombëtarë
- Paketë përfitimesh konkurruese dhe ambient profesional pune
📩 Aplikoni duke dërguar CV-në në: [email protected]
🗓️ Afati i aplikimit: 9 Dhjetor 2025
Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen me konfidencialitet të plotë. Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!