business

DREJTUES I LËVIZJES SË TRENAVE- PRAKTIKANT

  • star Publikuar: 26-10-2023
  • star Skadon: 09-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani INFRAKOS SH.A
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Pejë, Klinë
Shikime 1401

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës

shpall:

K O N K U R S PUBLIK

POZITA: DREJTUES I LËVIZJES SË TRENAVE- PRAKTIKANT tri pozita:

  • një pozitë drejtues i lëvizjes së trenave në stacionin e trenit Pejë dhe
  • dy pozita drejtues i lëvizjes së trenave në stacionin e trenit në Klinë.

NJËSIA: Shërbimi i Stacioneve

KONTRATA: Me kohë të pacaktuar

I RAPORTON : Shefit të Stacionit

PËRGJEGJËSI MBIKËQYRËSI: PO

PËRSHKRIMI PUNËS:

  • Është përgjegjës për sigurinë dhe regullueshmërin në komunikacionin hekurudhor
  • Është përgjegjës për përgatitje të rregullt dhe nisje të trenave
  • Është përgjegjës për sigurim të rrugëtimit të trenave në hyrje, dalje dhe kalim dhe për manipulim me sinjale kryesore sipas dokumentit teknik , dhe udhëzimeve teknike.
  • Jep detyra , udhëheq dhe kontrollon realizimin e punëve manovruese.
  • E kryen efektin e punës me trena të cilin ia dorëzon Dispeçerit të Komunikacionit.
  • I udhëheq evidencat e nevojshme të komunikacionit dhe të vagonëve
  • Është përgjegjës për realizimin e OLT-ës
  • Kryen kontrollimin e rregullt dhe të jashtëzakonshëm të ndërrueseve.
  • Është në kontakt të rregullt me Dispeqerin e komunikacionit
  • E përcjellë lëvizjen e trenave
  • E pajisë personelin e trenit me njoftime të nevojshme(Përmes Urdhëresës I dhe II)
  • Pastron ndërrueset dhe zyrën në stacione pa ndërrues.
  • Koordinon- kontakton me stacionet tjera në rregullimin e sigurt të lëvizjes së trenave
  • Kryen edhe punë tjera sipas Urdhëresave-Udhëzimeve me karakter të përhershëm ose të përkohshëm dhe sipas detyrave të përcaktuara në dokumentin teknik të stacionit pjesa e I,II.dhe sipas Urdhrit të Shefit të stacionit
  • Kujdeset per pronën brenda perimetrit të stacionit hekurudhor.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e pastërtisë në objektet, stabilimentet (ndërruesve aty ku mungon ndërruesi, e te tjera) si dhe hapësirat brenda dhe rreth stacionit.

KUSHTET, AFTËSITË DHE NJOHURITË E KËRKUARA:

  • Shkolla e mesme- Teknik i Komunikacionit hekurudhor.
  • Të jetë i aftë në zgjidhjen e problemeve
  • Të ketë aftësi organizative, planifikuese dhe orientim të qartë
  • Kontrollimin mjekësor (grup i parë shëndetësor)
  • Aftësi te mira kompjuterike.

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Aplikacioni dhe konkursi mund të merren në ndërtesën e drejtorisë në Fushë Kosovë. Aplikacioni së bashku me dëshmitë tjera mund të dorëzohet në ndërtesën e drejtorisë së Infrakos, në adresën Sheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë. Dokumentet duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur në të cilën duhet të shkruhet pozita për të cilën aplikon. Data e fundit për aplikim është më datë. 09.11.2023 ora 15:00 dokumentet që mbërrin pas këtij afati dhe të pakompletuar do të konsiderohet i pavlefshëm.

Dokumentet duhet të dorëzohen vetëm në kopje pasi të njëjtat nuk ju kthehen.

Për informata të tjera na kontaktoni në numrin e tel. 038 550 550 237.