business

FTESË PËR APLIKIM - VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG (20)

  • star Publikuar: 21-07-2022
  • star Skadon: 31-07-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1119

FTESË PËR APLIKIM – FAZA II - 07.2022

Programi: SHKOLLIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL NË GJERMANI - AUSBILDUNG 

Profesioni: PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT) 

Viti përgatitor: 2022/2023

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK për shkak të rritjes se kërkesave nga partneret e Gjermanisë (CEB Akademie- Sarland, Medizin Mobil- Hanover dhe AWO- Würzburg), hap ketë:

FTESË PËR APLIKIM PËR 20 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG

Pjesa e përgjithshme:

  • Përzgjedhja e kandidatëve bëhet përgjatë muajit korrik/gusht 2022.
  • Fillimi i programit një vjeçar në Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, 10.08.2022 - 30.06.2023.
  • Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG, nga muaji gusht-shtator 2023.

Nëse Ju:

  • Keni të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë (çfarëdo drejtimi), apo gjimnazin me afinitet në lëndët si biologji , kimi dhe lëndët sociale/shoqërore.
  • Jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e programit AUSBILDUNG trevjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)”.
  • Posedoni njohuri paraprake, së paku niveli A1.
  • Jeni të gatshëm të mësoni dhe bashkë-investoni në mësimin e gjuhës gjermane.

Ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës gjermane në APPK deri në nivelin B2, i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës mbulohet fillimisht nga kandidati me një bashkëfinancim nga ana e programit deri në 60%.
  • Ata të cilët kanë njohuri paraprake dhe posedojnë Certifikatën nga Goethe-Institut apo ÖSD, nuk kanë nevojë ti përsërisin nivelet e përfunduara, por vazhdojnë me nivele tjera.
  • Përkrahje përgjatë tërë programit njëvjeçar të përgatitjes në Kosovë, i tërë procesi dhe përkrahja si përkthimi i dokumenteve, taksa e vizës, kostoja e fluturimit të parë, organizohen dhe mbulohen financiarisht nga programi.
  • Vijimi trevjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, me ç ‘rast mbulimi i shpenzimeve të jetesës bëhet nga të ardhurat mujore, të cilat i takojnë kandidatit sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani.
  • Pas mbarimit të programit AUSBILDUNG, mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani, apo edhe kthimi në Kosovë, sipas dëshirës, do të thotë nuk ka përkufizime/kushtëzime programore.

 Shënim i veçantë:                                                                                                             

Të gjithë kandidatëve, të cilët kanë vendosur të regjistrojnë Infermierin - Nivelin Bachelor në Kosovë, dhe më pastaj të shkojnë në Gjermani për ta ushtruar këtë profesion, ju duhen tri vite studim dhe financim në Kosovë, një vit mësimi i gjuhës Gjermane deri në nivelin B2 në Kosovë dhe një vit në Gjermani për ta bërë njohjen e kualifikimit - pra 5 vite deri sa të arrihet titulli “Infermier i Diplomuar në Gjermani”.

Programi Ausbildung e ofron mundësin e marrjes së titullit të njëjtë “Infermier i Diplomuar në

Gjermani” për 4 vite, duke e mësuar fillimisht gjuhën Gjermane në Kosovë deri në nivelin B2, e më pastaj edhe tri vite tjera Ausbildung në Gjermani - pa asnjë kosto financiare.

Mënyra e aplikimit

Aplikimi bëhet vetëm online. Për të plotësuar formularin online, ju duhet të keni një Email në Gmail, apo të hapni një të re. Formularin për aplikim mund ta plotësoni përmes linkut: https://forms.gle/EoPqRVAmNvi1UZrr7, më së largu deri me 31.07.2022.

Ju inkurajojmë që formularin ta plotësoni me vëmendje të shtuar, pa nguti dhe të jetë në përputhshmëri me motivet dhe planet e juaja Jetësore. Të gjithë partnerët tanë i ofrojnë kushtet e ngjashme në Program, mirëpo nëse dikush ka arsyeja të veçanta për njërin apo tjetrin partner, atëherë në pjesën e fundit të formularit, ju keni mundësi ta zgjidhni (selektoni) njërin prej partnerëve tanë apo edhe rubrikën e fundit “ i pa përcaktuar”. Për ta kuptuar më lehtë se ku gjendet secili prej partnerëve tanë, klikoni KËTU.

Nëse keni ndonjë paqartësi, ju mund të na kontaktoni në +383 44 507 628, +383 38 554 155 apo na shkruani në [email protected]

E mirëpresim aplikimin tuaj, 

Stafi i APPK-së