
KONKURS PUNE
Union Financiar Prishtinë (UFP) është pjesë e Union Grup, një ndër grupet më të konsoliduara financiare në rajon, me prani aktive në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Zvicër.
Si agjent ekskluziv i Western Union për Kosovë, UFP ofron një gamë të gjerë shërbimesh financiare, duke përfshirë: Transferim të parave (Western Union), Arkëtime, Pagesa, Kredi.
Me më shumë se 170 lokacione në të gjithë Kosovën dhe një rrjet të fortë partnerësh, ne synojmë të jemi gjithmonë pranë qytetarëve dhe bizneseve - duke ofruar shërbime të shpejta, të sigurta dhe të besueshme, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe nevojat lokale.
Të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit përmes ofrimit të shërbimeve financiare cilësore dhe të qasshme, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët tanë dhe duke promovuar një kulturë të transparencës, përgjegjshmërisë dhe inovacionit në çdo nivel të operimit tonë.
Përshkrimi i pozitës:
Auditori i Lartë do të jetë përgjegjës për kryerjen e auditimeve të brendshme në mënyrë të pavarur dhe profesionale, duke siguruar që operacionet e institucionit zhvillohen në përputhje me politikat e brendshme, ligjin dhe rregulloret përkatëse. Pozicioni kërkon ekspertizë të thellë teknike, aftësi analitike dhe përvojë në fushën e auditimit dhe kontrollit të brendshëm.
Ky pozicion raporton drejtpërdrejt te Drejtuesi i Auditit të Brendshëm
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Hartimi dhe zbatimi i programeve të auditimit bazuar në planin vjetor të aprovuar.
- Vlerësimi i kontrollit të brendshëm, përputhshmërisë dhe menaxhimit të riskut në të gjitha njësitë e institucionit.
- Mbledhja, analizimi dhe dokumentimi i provave të auditimit për të siguruar që gjetjet janë të bazuara dhe objektive.
- Përgatitja e raporteve të detajuara të auditimit me rekomandime konkrete për përmirësim.
- Koordinimi dhe bashkëpunimi me njësitë e audituara për sqarimin e gjetjeve dhe diskutimin e masave korrigjuese.
- Ndjekja e implementimit të masave të rekomanduara nga auditimet e mëparshme.
- Udhëheqja e auditimeve të caktuara dhe mbështetja e zhvillimit profesional të auditorëve të rinj.
- Kontribut në përditësimin e manualit të auditimit dhe zhvillimin e metodologjive të reja.
- Kontribuon në zhvillimin e vazhdueshëm të programeve dhe listave të kontrollit të auditimit, duke reflektuar dhe përfshirë përvojën e fituar gjatë auditimeve.
- Harton programe të reja auditimi, lista kontrolli dhe pyetësorë.
- Njofton menjëherë Drejtuesin e Auditit të Brendshëm dhe menaxhmentin për risqe të konsiderueshme apo parregullsi serioze.
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet, Ekonomi Informatike ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite përvojë pune në auditim të brendshëm; përvoja në sektorin financiar/bankar konsiderohet avantazh.
- Njohuri të avancuara mbi standardet ndërkombëtare të auditimit (IPPF), si dhe standardet IFRS.
- Certifikimi profesional CIA është avantazh; ose gatishmëri për ndjekjen e tij.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe mendim kritik.
- Komunikim i qartë dhe profesional (me shkrim dhe verbal).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe përdorim i avancuar i paketës MS Office.
- Integritet i lartë profesional dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur apo në ekip.
Union Financiar Prishtinë ofron:
- Ambient pune profesional dhe dinamik, me ekspozim rajonal dhe ndërkombëtar
- Mundësi të qarta për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë
- Trajnime të specializuara dhe mbështetje për certifikime ndërkombëtare
- Angazhim në auditime të avancuara dhe sfiduese, me ndikim real në zhvillimin e kompanisë
Aplikimi:
Dërgoni CV-në dhe Letrën Motivuese në emailin: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 10 Tetor 2025
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të përzgjedhjes. Union Financiar Prishtinë garanton konfidencialitet të plotë dhe trajtim të barabartë për të gjithë aplikantët.
Bashkohu me një institucion me traditë, vizion dhe ndikim rajonal.
Apliko sot dhe bëhu pjesë e një ekipi që vlerëson profesionalizmin dhe integritetin!
Apliko shpejtë përmes sistemit!