Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Ndërtimtari
Numri i pozitave
6
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
12445
Shield Recruitment & HR kërkon Teknik i Ndërtimtarisë (6 gjashtë vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Kazakhstan.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndjekë zbatimin e punimeve në të gjitha lamitë dhe fazat e realizimit të tyre në terrenin e objektit/objekteve në punishte;
- Kryenë menaxhimin e burimeve njerëzore, materiale dhe financiare gjatë zbatimit të punimeve përkatëse në punishte;
- Të zbërthejë dhe zbatojë planorganizimin e punimeve në punishte;
- Të vlerësojë nevojat që lindin në punishte dhe të kooordinohet me inxhinierin kompetent;
- Të mbikëqyrë mbarëvajtjen e pozicioneve të punës së punëtorëve në punishte, duke i raportuar për gjendjen reale inxhinierit/arkitektit kompetent;
- Përgatitjen e raporteve javore me vizatime, fotografi apo dëshmi të tjera;
- Mbikëqyrë mirëmbajtjen e instrumenteve, veglave, pajisjeve dhe materialeve të punës në mjediset përkatëse;
- Zbaton rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Kryerjen e saktë të veprimeve kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë;
- Zbaton parimet e etikës gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale pёrkatёse;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
- Shkolla e mesme profesionale e ndërtimtarisë;
- Së paku 3 vite përvojë punë fushën e ndërtimtarisë në punishte;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
- Aftësi të mira organizative;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 06/02/2023 apo të dorëzoj fizikisht në zyrën e kompanisë Shield Recruitment&HR sh.p.k. në adresën e kompanisë Rr. Aziz Abrashi Nr.140 Prishtinë zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 - 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.