KONKURS PUNE
Pozita: Zyrtar për Prokurim dhe Administratë
Kushtet e pranimit:
- Të ketë të përfunduar Fakultetin Ekonomik, Juridik, Administrim Biznesi apo një drejtim të ngjashëm, ose shkollim të mesëm përkatës
- Të ketë përvojë pune minimum 1 vit në prokurim dhe administratë (të dëshmohet me dokumente: Trusti Pensional, referenca, etj.)
- Të ketë patentë shoferi dhe përvojë të mjaftueshme në vozitje
- Aftësi të mira pune në grup dhe shkathtësi të lartë komunikimi
- Vlera të larta morale dhe etikë profesionale
Detyrat e punës:
- Mirëmbajtja e dokumentacionit për aplikime në tenderë
- Përgatitja dhe menaxhimi i dokumentacionit të nevojshëm të kompanisë për konkurime në projekte
- Mbajtja e kontakteve me institucione të ndryshme dhe sigurimi i dokumenteve të nevojshme për kompaninë
- Kontaktimi i klientëve për sqarime dhe informacione shtesë
- Aplikimi për leje importi dhe leje të tjera të kërkuara për operimin e kompanisë
- Përmbushja e detyrave të tjera sipas kërkesave dhe nevojave të kompanisë
Ne ofrojmë:
- Pagë solide dhe afatgjate pas fazës provuese dhe vlerësimit të performancës
Afati i aplikimit:
Konkursi është i hapur 15 ditë nga data e shpalljes.
Orari i punës:
E Hënë – E Premte 08:30 – 16:30
Mënyra e aplikimit:
Dërgoni CV-në tuaj në format .pdf, me emrin e dokumentit emri.mbiemri.pdf, në adresën e emailit: [email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!