
Atlantis Tour Operator shpall konkurs për pozitën Specialist i Marketingut Digjital, për t’u bashkuar me ekipin tonë krijues në Prishtinë.
Përgjegjësitë kryesore:
Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjeve në rrjete sociale (Facebook, Instagram, TikTok – foto, video, reels, stories, tekste).
Planifikimi dhe menaxhimi i fushatave në Meta Ads Manager (Facebook & Instagram), si dhe në Google Ads dhe platforma të tjera.
Analiza e rezultateve të fushatave dhe përmirësimi i performancës.
Bashkëpunim me ekipin e shitjeve dhe departamentin e udhëtimeve për promovimin e ofertave turistike.
Krijimi i ideve kreative për rritjen e ndërveprimit dhe shitjeve online.
Kërkesat:
Njohuri të mira dhe përvojë pune me Meta Ads Manager (menaxhimi i fushatave, audiencave, buxheteve dhe analizave).
Interes i lartë për marketing digjital dhe zhvillim profesional në këtë fushë.
Kreativitet, përkushtim dhe kujdes ndaj detajeve.
Aftësi për punë në ekip dhe komunikim efektiv.
Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
Ne ofrojmë:
Ambient profesional dhe dinamik pune.
Trajnim dhe zhvillim të mëtejshëm në marketing digjital.
Pagë të lartë dhe konkurruese.
Mundësi për karrierë afatgjatë në një kompani udhëtimesh me reputacion ndërkombëtar.
Afati i aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe, nëse kanë, portofol të punëve në:
[email protected]
ose të kontaktojnë në: +383 (044) 11 60 70
deri më 22.11.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!