KËRKESË PËR OFERTË
RFQ_2024_21
Data e publikimit: 4 Dhjetor 2024
Data e mbylljes: 18 Dhjetor 2024 (deri në orën 17:00)
Titulli i kontratës: Shërbimet profesionale të pastrimit për zyret e USAID Compete Activity, për periudhë 8 mujore (Janar-Gusht 2025)
Autoriteti Kontraktues: DT Global/USAID Compete Activity
Adresa: Rr. Ukshin Hoti, Nr. 120, Ndertesa C3/3/b, kati 1, 10000 Prishtinë
E-mail: [email protected]
PËRMBLEDHJE
Kompania DT Global është duke kërkuar një ofrues profesional dhe me reputacion të shërbimeve të pastrimit, për nevojat e projektit USAID Compete Activity.
Kompania e përzgjedhur për të kryer shërbimin duhet të ofrojë shërbimet e pastrimit sipas specifikimeve teknike të paraqitura në këtë dokument.
KUSHTET E DETYRUESHME PËR PJESËMARRJE
Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre siç parashihet më poshtë:
KËRKESAT E PËRGJITHSHME
Ofertat duhet të ofrojnë informacionin e mëposhtëm:
- Duhet të ofrohet numri i ofertës
- Duhet të ofrohet data e ofertës
- Duhet të sigurohet vlefshmëria e ofertës (vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 30 ditë)
- Duhet të ofrohet Numri i certifikatës së Regjistrimit të Biznesit (një kopje) • Duhet të ofrohet Certifikata e TVSH-së (një kopje)
- Numri i stafit të dedikuar për punë në këtë projekt si dhe kopjet e ID-ve të tyre. • Dëshmi e përvojës profesionale në pastrim: referenca apo kopje të kontratave deri në tri vitet e fundit.
KËRKESAT TEKNIKE DHE FINANCIARE QË DUHET TË PËRFSHIHEN NË OFERTË
Oferta duhet të përfshijë:
PASTRIM RUTINOR NE BAZA DITORE
Pastrim i rregullt ditor – 4 ore ne dite, e Hane deri te Premten
- Pastrimi i dyshemese - 300m2
- Pastrimi i 4 banjove / tualeteve
- Pastrimi i pluhurit nga tavolinat dhe orendite e tjera
- Pastrimi i kuzhinës duke përfshirë enët; (ne zyre posedojme edhe enelarese).
- Mbledhja dhe largimi i mbeturinave.
Rutina mujore e pastrimit
- Pastrimi i të gjitha dritareve dhe dyerve të brendshme
- Pastrim i thellë i kuzhinës
Oferta duhet të përmbajë çmimin mujor për shërbime.
Oferta financiare duhet të jetë në Euro duke perjashtuar TVSH-ne.
Oferta duhet të dorëzohet deri me 18 dhjetor, 2024, përmes emailit: [email protected]