Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:
Merchandiser për regjionin e Gjakovës
Përgjegjësitë për pozitën
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar;
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
- Kërkon mundësitë për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
- Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
- Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
- E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur;
- Kandidatët duhet të kenë aftësi të punës ekipore dhe fleksibilitet;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion;
- Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV ose aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. CV apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën dhe regjionin për të cilën aplikoni (Merchandiser).
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 20 Mars 2023 deri më 26 Mars 2023.