The British School of Kosova shpallë
KONKURS
Për pranimin e mësimdhënësve, për vitin shkollor 2022/23, si vijon:
- Mësimdhënës për Matematikë;
- Mësimdhënës për Psikologji.
Kushtet për konkurrim:
Për vendet e lartshënuara për mësimdhënës, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimit Administrativ të MAShT-it nr. 06/2015, Normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm;
a) E domosdoshme përgatitja shkollore universitare për drejtimin ku aplikoni;
b) Përvojë pune në ndonjë institucion edukativo-arsimor në profesion;
c) Njohja e Gjuhës Angleze (e obligueshme);
d) Njohuri kompjuterike (e dëshirueshme);
e) Trajnime të programeve të akredituara për zhvillim profesional.
Dokumentacioni i nevojshëm
1. CV;
2. Letra motivuese;
3. Kopjet e dokumentacionit përkatës;
4. Dëshminë që vërteton përvojën e punës.
Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 16 gusht 2022
Pas mbylljes së konkursit, përpilohet lista e të përzgjedhurve për intervistë dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online në web faqen e shkollës ose të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në:
The British School of Kosova,
Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë
apo në email adresën: [email protected]
Dokumentacioni dorëzohet në kopje dhe është i pakthyeshëm. Nuk japim përgjegjësi për dokumentacionin e dorëzuar në origjinal!