business

SERVISER I KOMPJUTERËVE


Ruaj
  • star Publikuar: 12-01-2026
  • star Skadon: 31-01-2026
Kompani Beta Tech
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

KONKURS PUNE – SERVISER I KOMPJUTERËVE

BetaTech Shpk, një kompani në rritje në fushën e teknologjisë dhe IT-së, po zgjeron ekipin dhe kërkon të punësojë një Serviser të Kompjuterëve të motivuar dhe profesional.

📌 Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Montimi dhe konfigurimi i kompjuterëve (PC Gaming, Office, Workstation)

- Diagnostifikimi dhe zgjidhja e problemeve hardware dhe software

- Testimi i pajisjeve kompjuterike dhe komponentëve

- Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve operative (Windows, driverë, software bazik)

- Trajtimi i rasteve të garancisë dhe komunikimi me furnitorët

- Asistimi dhe këshillimi i klientëve për çështje teknike

- Mirëmbajtja dhe servisim periodik i pajisjeve

- Raportimi dhe dokumentimi i punëve teknike

🎯 Kualifikimet dhe kërkesat:

- Arsim i mesëm ose i lartë në fushën e IT-së (përparësi)

- Përvojë pune në servisimin e kompjuterëve ose montimin e PC-ve (përparësi)

- Njohuri të mira të komponentëve hardware dhe sistemeve operative

- Aftësi për punë individuale dhe në ekip

- Aftësi të mira komunikuese dhe korrektësi ndaj klientëve

- Gatishmëri për të punuar nën presion

💼 Çfarë ofrojmë:

- Pagë konkurruese dhe kontratë të rregullt pune

- Ambient profesional dhe pajisje pune

- Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional

- Mundësi avancimi brenda kompanisë

📩 Aplikimi:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në email:
[email protected]

📞 Kontakt: 048 220 989

🗓 Afati i aplikimit: 31.01.2026

Ju lutemi të shënoni në subjekt: “Serviser i Kompjuterëve”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu