
TERMI I REFERENCËS (TOR) – HULUMTIM MBI PËRDORIMIN E MATERIALEVE TË RICIKLUARA
Ftesë për kuotime ; Hulumtim mbi perdorimin e materialeve te ricikluara |
|
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve,Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voiceof Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
- Kontesti i ndërhyrjes:
Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale është “Një shoqërie multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kane qasje në të njëjtatmundësi dhe shërbimesi të gjithë të tjerët,dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”.
Vizioni i këtij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të dinjitetshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar te ardhura për familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të qasshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesëtarëve të komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësimdhe në sferat e tjera të jetës janë më të fuqizuara.
2. Arsyetimi i thirrjes:
Industria e ndërtimit gjeneron mbetje të konsiderueshme, duke kontribuuar në mbingarkesën e deponive dhe degradimin e mjedisit. Ky ToR synon të identifikojë dhe promovojë përdorimin e materialeve të riciklueshme në industrinë e ndërtimtarisë.
Përdorimi i materialeve të ricikluara redukton nevojën për lëndë të parë, duke ruajtur burimet natyrore dhe duke mbrojtur mjedisin i cili lidhet me nxjerrjen dhe përpunimin e tyre.
Materialet e ricikluara shpesh mund të jenë më ekonomike sesa materialet /lënda e pare, duke çuar në kursime të mundshme të kostos për projektet e ndërtimit.
Promovimi i përdorimit të materialeve të ricikluara mund të stimulojë zhvillimin e një ekonomie qarkore dhe të krijojë mundësi të reja tregu për industritë e riciklimit dhe ndërtimit.
Përdorimi i materialeve të ricikluara përputhet me parimet e një ekonomie qarkore, e cila synon të minimizojë mbetjet dhe të maksimizojë përdorimin e burimeve potenciale ne vend.
Përfshirja e materialeve të ricikluara në projektet e ndërtimit rrit profilin e tyre të qëndrueshmërisë dhe demonstron një përkushtim ndaj praktikave të përgjegjshme ndaj mjedisit, rritndërgjegjësimin e profesionistëve të ndërtimit, politikëbërësve dhe publikut të gjerë për përfitimet e përdorimit të materialeve të ricikluara të ndërtimit dhe lehtëson zhvillimin e njohurive dhe ekspertizës në lidhje me përdorimin e materialeve të ricikluara në industrinë e ndërtimit si dhe inkurajon bashkëpunimin midis palëve të interesuara, duke përfshirë kompanitë e ndërtimit, objektet e riciklimit dhe institucionet kërkimore.
3. Objektivat specifike:
Objektivat te cilat parashihet te arrihen:
- Analiza e qëndrueshmërisë ekonomike e përdorimit të materialeve të ricikluara të ndërtimit, duke përfshirë analizën e kosto benifitit dhe vlerësimin e kërkesës së tregut;
- Identifikimi i pengesave dhe mundësive të mundshme të tregut për adoptimin më të gjerë të materialeve të ricikluara;
- Zhvillimi i rekomandimeve për nxitjen e zhvillimit të tregut dhe krijimin e stimujve për përdorimin e materialeve të ricikluara;
- Angazhimi me komunitetet lokale dhe palët e interesuara për të kuptuar perspektivat e tyre mbi përdorimin e materialeve të ricikluara të ndërtimit;
- Nxitja e ndërgjegjësimit të publikut dhe mundesise per perdorimin e materialeve të recikluara per ndërtim.
4 Ofertuesi do të jetë përgjegjës:
- Kryen një rishikim të plotë të literaturës mbi përdorimin e materialeve të ricikluara të ndërtimit, duke përfshirë:
Llojet e materialeve të ricikluara të ndërtimit (p.sh. betoni i ricikluar, asfalti i ricikluar, qelqi i ricikluar, plastika e ricikluar);
- Përfitimet mjedisore dhe ekonomike nga përdorimi i materialeve të ricikluara të ndërtimit;
- Marrja e konsideratave teknike dhe praktikat më të mira për përdorimin e materialeve të ricikluara për ndërtim;
- Rregulloret dhe standardet përkatëse në lidhje me përdorimin e materialeve të ricikluara për ndërtim;
- Analizimi i rasteve studimore të projekteve të suksesshme qe kanë/ose janë duke përdorur materiale ndërtimore të ricikluara;
- Do te mbledhë të dhëna për disponueshmërinë dhe përdorimin e materialeve ndërtimore të ricikluara në vendin tonë ,rajon ose në ndonjë shtet specifik, nëse aplikohet;
- Analizon tendencat e tregut, zinxhirët e furnizimit dhe çmimet e materialeve të ndërtimit me materiale të ricikluara;
- Identifikon sfidat dhe mundësitë e mundshme që lidhen me adoptimin më të gjerë të materialeve ndertimore të ricikluara;
- Përgatitja e dokumentit gjithëpërfshirës për materialet ndertimore të risikluara dhe përmbledhjen e detajuar e llojeve të ndryshme të materialeve të ndërtimit të ricikluara;
- Pergaditjen e analizës për përfitimet mjedisore dhe ekonomike të përdorimit të materialeve të ricikluara për ndërtimi;
- Diskutim nëpërmjet organizimit të tryezës për konsideratat teknike dhe praktikave më të mira për përdorimin e materialeve të ndërtimit të ricikluara;
- Prezantimi i pasqyrës së rregulloreve dhe standardeve përkatëse për përdorimin e materialeve t ricikluara/nëse egzistojnë;
- Ofrimin e ndonjë rasti të sukseshshëm për organizimin studimor të projekteve të cilat kanë përdorur materiale ndërtimi të ricikluara;
- Rekomandime se si të promovohet përdorimi më i gjerëi këtyre materialeve ndërtimore të ricikluara;
- Përfundime dhe rekomandime.
- Përgatitja e Draft Raporti: Një draft raport që përshkruan gjetjet e rishikimit të literaturës dhe analizës së të dhënave.
- Raporti Përfundimtar: Një raport gjithëpërfshirës mbi përdorimin e materialeve të ricikluara të ndërtimit.
- Të dhënat dhe dokumentacioni mbështetës të paraqitet (të gjitha të dhënat e mbledhura dhe analizuara gjatë projektit);
- Prezantimi nëpërmjet organizimit të tryezës që përmbledh gjetjet dhe rekomandimet kryesore të raportit.
5. Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
Kualifikimet dhe përvoja nese aplikon ekspert/individ
Konsulenti/eksperti duhet të ketë kualifikimet dhe përvojën e mëposhtme:
- Diplomë e avancuar në inxhinieri civile, inxhinieri mjedisore, shkencë mjedisore ose një fushë të ngjashme;
- Së paku 5 vite përvojë pune në industrinë e ndërtimit ose në fushën e ngjashme;
- Përvojë e dëshmuar në kryerjen e kërkimit, analizës së të dhënave dhe shkrimit të raporteve ne periudhen paraprake;
- Njohuri të mira të parimeve të qëndrueshmërisë mjedisore.
Kualifikimet dhe përvoja nese aplikon kompani
Kompania duhet të ketë kualifikimet dhe përvojën e mëposhtme:
- Një vërtetim i nënshkruar nga administrata tatimore e vendit të themelimit të operatorit ekonomik, që operatori ekonomik në fjalë nuk është me vonesë për pagesën e tatimeve së paku deri në tre mujorin e fundit të vitit para dorëzimit të tenderit (vetëm për OE fitues);
- Çertifikata e regjistrimit të biznesit e lëshuar nga MTI;
- Çertifikata e regjistrimit të TVSH-së (për Kompanitë Kosovare);
- Çertifikata e regjistrimit të numrit fiskal (për Kompanitë Kosovare);
6. Kushtet për aplikim:
Oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet pa TVSH, bazuar në ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, me vendimin e Ministrisë së Financave, Neni 33, paragrafi 3.1 të ligjit nr. 05 / l-037 për TVSH , çdo OJQ Organizatë Jo Qeveritare, në Kosovë është e liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
7. Kushte të përgjithshme:
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mban të drejtën e vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar, duke analizuar edhe ofertat financiare të ekspertëve apo kompanive që marrin pjesë në konkurrim, derisa të merret vendimi përfundimtar;
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbështetë vendimin e vetë në ofertën që i posedon përparësitë më të larta ekonomike siç mund të jetë shërbimi cilësor dhe çmimi me i ulët;
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve ka të drejtën të refuzojë të gjitha ofertat e pranuara nëse ato nuk i plotësojnë kriteret;
- Ndërhyrja në këtë proces nuk është e lejuar dhe do të rezultojë në diskualifikimin e ofertës;
- Vendimi final,nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjithaprocedurat interne të organizatës.
- Oferta do të vlerësohet nga Komisioni i Prokurimit të Organizatës Zëri i Romëve, Ashkalivedhe Egjiptianëve në momentin e mbylljes së procesit. Gjithashtu, njoftimi do të bëhet brenda afateve te caktuara interne pas marrjes së vendimit nga Komisioni Vlerësues i Prokurimit të organizatës.
8. Mënyra e aplikimit:
Dokumentacionet e kërkuara në thirrje si dhe oferta financiare duhet të dërgohet përmes zarfit të mbyllur në Organizatën Voice of Roma, Ashkali and Egyptians që gjendet në rrugën “Behije Dashi ”, Aktash, 10000, Prishtinë, Kosovë.
Afati i fundit për aplikim është me datë: 4 Prill 2025 .
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë, nuk do të merret parasysh.