business

FTESË PËR OFERTË: Furnizim me material shpenzues për zyrë

  • star Publikuar: 16-05-2025
  • star Skadon: 17-06-2025
Kategoritë Ftesë për Ofertë
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 123

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton kompanitë e specializuara dhe të interesuara për:

Furnizim me:

  • Material Shpenzues për Zyre

Të interesuarit mund të marin listën e specifikimit cdo ditë pune në email adresën:

[email protected] deri me datën: 16.06.2025

Dokumentet e nevojshme:

  • Çertifikata e regjistrimit të Biznesit/ NUI,
  • Çmimet duhen të kuotohen në euro pa TVSH

Kompania duhet t’i ketë të gjitha pajisjet dhe logjistikën për ofrimin e artikujve deri në lokacionin tonë

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë dëshmi se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale dhe Vertetimin Tatimor

Kriteret e përzgjedhjes së ofertës:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Pas plotësimit të specifikacionit; çmimi më i lirë

Ofertat duhen të jenë (1 në origjinale + 1 kopje) në pliko të mbyllur, të specifikuara për: “Material shpenzues për Zyre” dhe të dorëzohen në SOS-Fshatrat e Fëmijëve Rr. 1 Tetori p.n. Velani cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri me: 17.06.2025