business

Drejtor i Radios në RTK

  • star Publikuar: 26-10-2022
  • star Skadon: 03-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2384

Në bazë të Nenit 29, paragrafi 2.7, Nenit 35 të Ligjit Nr. 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës, në bazë të Nenit 26 të Statutit të Radiotelevizionit të Kosovës, në bazë të Nenit 15. të Rregullores për Procedurat e Përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm dhe Menaxhmentit të Lartë të RTK-së dhe në bazë të miratimit nga Bordi të propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Radiotelevizioni i Kosovës ri-shpall:

KONKURS

Titulli i pozitës: Drejtor i Radios në Radiotelevizionin e Kosovës

Numri i referencës: 2014

Kohëzgjatja e mandatit: Tri (3) vjet, me mundësi të rizgjedhjes në bazë të konkursit publik

Drejtor i Radios në RTK: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhon veprimtarinë e RTK Radiosnë pajtim me Ligjin e RTK-së, Statutin e RTK-së, dhe Kodin Etik të RTK-së,
  • Administron dhe menaxhon RTK Radion, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
  • Përgatitë planin vjetor programor, i cili përmban vëllimin edhe strukturën e programit dhe është në përputhje me mundësitë financiare të RTK-së;
  • Përgatitë raportin vjetor mbi përmbushjen e planit programor me arsyetim për përqindjen e dëgjueshmërisë për disa emisione, posaçërisht për ato të reja;
  • planifikon dhe organizon proceset e punës në njësinë programore të radios si dhe mbikëqyrja e tyre;
  • mbikëqyrë dhe është përgjegjës për transmetimin e programit së bashku me transmetimin e reklamave në kornizën ligjore;
  • mbikëqyrë përmbushjen e planit programor me një numër minimal të ekzekutuesve;
  • mbikëqyrë arsimimin dhe zhvillimin e kuadrove të reja me perspektivë;
  • mbajtja e bisedave të rregullta vjetore në njësinë programore;
  • drejton dhe përfaqëson njësitë programore të RTK Radios;
  • përgatitë normativat dhe standardet programore;
  • përgatitë strategjitë zhvillimore për njësinë programore të RTK Radios;
  • mbanë cilësinë e programit sipas strukturës së programit të përcaktuar me ligj;
  • përcjellë harxhimin e mjeteve deri te niveli për çdo emision, që mund të llogaritet çmimi për një minutë të programit;
  • organizon dhe nënshkruan të gjitha dokumentet mbi afarizmin financiar të njësisë programore të RTK Radios, përfshirë edhe pagesën e punës me honorar;
  • përgatitë emisionet e reja me përqindjet paraprakisht të përcaktuara të dëgjueshmërisë;
  • organizon dhe përcjellë dëgjueshmërinë dhe statistikat programore;
  • organizon arkivin programor;
  • kryen punë tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm.

I emëruari për punën e vet në cilësinë e Drejtorit të RTK Radios i përgjigjet dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm.

Kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta:

Kushtet dhe kriteret e përgjithshme të cilat duhen plotësuar nga kandidati me rastin e aplikimit janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë përvojë të menaxhimit të mediave apo fushave të tjera relevante;
  • Të mos jetë i dënuar për vepër penale të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj;
  • Të ofrojë dëshmi që në kohën e aplikimit, nuk janë duke u zhvilluar hetime penale ndaj tij;
  • Të mos ketë qenë i zgjedhur apo i emëruar (funksionar publik) gjatë tri (3) viteve të fundit;
  • Të mos ketë qenë deputet, ministër, zyrtar i lartë i pushtetit qendror e lokal apo anëtar i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri (3) viteve të fundit;
  • Të mos ketë angazhime biznesi ose çfarëdo lloj çështjeje, të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi, i paraparë në bazë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik;
  • Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lart, kandidati duhet të plotësojë edhe këto kushte dhe kritere të veçanta:

  • Të ketë kualifikim universitar;
  • Të ketë së paku 4 vjet përvojë pune të menaxhimit në media ose në fushatë tjera relevante;
  • Të zotërojë ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës, në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi;
  • Të ketë aftësi për caktimin e prioriteteve dhe punë ekipore si dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor;
  • Të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë.

Aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentet si në vijim:

  1. Formulari për aplikim (Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni në ueb-faqen e RTK-sënë këtë vjegëz: https://www.rtklive.com/sq/page.php?ID=19)
  2. Curriculum Vitae (CV) (Dokumenti në fjalë – CV, Biografi, Rezyme – duhet të jetë i aktualizuar dhe duhet të përmbajë informacion të detajuar rreth të dhënave personale, shkollimit/edukimit, trajnimeve, përvojës së punës, aftësive profesionale, aftësive të buta, ose çfarëdo informacioni tjetër që konsiderohet se e pasuron dosjen e aplikimit).
  3. Dëshmitë e kualifikimit universitar (Diplomat e fituara brenda vendit duhet të jenë të noterizuara, kurse diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga organet kompetente të Republikës së Kosovës).
  4. Një kopje të letërnjoftimit ose të pasaportës valide (Dokumenti i identifikimit duhet të jetë i lëshuar nga Republika e Kosovës, duke dëshmuar kështu shtetësinë e aplikuesit).
  5. Dëshmia e përvojës së punës menaxheriale 4-vjeçare (Dëshmimi i përvojës së punës menaxheriale duhet të bëhet nëpërmjet kontratave të punës ose vërtetimeve të punës të lëshuara nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës. Përvoja e punës menaxheriale kërkohet në fushën e mediave ose fushave të tjera relevante, që mund të jenë: financa, operacione, administratë, biznes, burime njerëzore, marketing, art, çështje ligjore etj. Dokumentet e dorëzuara duhet të japin informacion eksplicit lidhur me pozitën menaxheriale dhe kohëzgjatjen e ushtrimit të asaj pozite. Përvoja e punës menaxheriale konsiderohet pozitë e punës që ka nën menaxhim një nga aspektet, si numër të caktuar punonjësish, projekte, procese të ndryshme, buxhet financiar ose një kombinim të tyre, e këto informata nëse nuk gjenden në kontratat e punës, duhet të dëshmohen nga vërtetimi i punës i lëshuar nga punëdhënësit).
  6. Dy letra referuese profesionale (Dy letrat referuese duhet të lëshohen nga punëdhënësit/mbikëqyrësit paraprakë dhe/ose aktualë)
  7. Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është nën hetime dhe certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale sipas kritereve të konkursit (Certifikatat që dëshmojnë se aplikuesi nuk është nën hetime dhe që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale apo nuk ka një të kaluar kriminale duhet të merren në Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente. Certifikatat duhet të jenë jo më të vjetra sesa data e publikimit të konkursit)

Kërkesë shtesë:

Bashkëngjitur me dokumentacionin e lartshënuar, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe një Koncept Strategjik lidhur me synimet zhvillimore të RTK Radios. Mes tjerash, dokumenti në fjalë duhet t’i plotësojë këto kërkesa:

  • Të shkruhet dhe të përpilohet në formatin e Strategjisë Zhvillimore që do të zbatohet gjatë mandatit tre (3) vjeçar;
  • Të paraqesë sfidat dhe problemet kryesore të RTK-së, duke ofruar zgjidhje për secilën prej tyre.
  • Dokumenti konceptual mund të dorëzohet në versionin e shkurtuar dhe përmbledhës (maksimum 5 faqe), përderisa i njëjti pastaj mund të zgjerohet dhe plotësohet për t’u prezantuar në detaje gjatë procesit të intervistës.

Mënyra e dorëzimit të dokumentacionit/aplikacionit

Dokumentacioni i kërkuar me konkurs publik duhet të dorëzohet fizikisht në zarf të mbyllur, në zyrën e Administratës dhe burimeve njerëzore, nr. 71, në ndërtesën e Radiotelevizionit të Kosovës, rr. “Xhemajl Prishtina ”, nr.12. Prishtinë, Republika e Kosovës.

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në cilëndo nga tri (3) gjuhët: shqip, serbisht ose anglisht, kurse dokumentet në gjuhë të tjera duhet të përkthehen.

Data e fundit e pranimit të aplikacioneve është 03.11.2022, ora 16.00.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit dhe kohës së paraparë me konkurs publik nuk do të pranohen.

Mënyra e vlerësimit të aplikacioneve

Procedurat, kriteret dhe mënyra e përzgjedhjes së Drejtorit të Radios të RTK-së, janë të sqaruara në tërësi në Rregulloren për Procedurat e Përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm dhe Menaxhmentit të Lartë të RTK-së, e cila është e qasshme përmes këtij linku: https://www.rtklive.com/sq/docs/archive/455.pdf

Informacion shtesë:

Emërtimet në këtë konkurs janë neutrale sa i përket gjinisë dhe nënkuptojnë edhe gjininë tjetër.

RTK ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Po ashtu, RTK siguron që procedurat e përzgjedhjes janë të hapura, ofrojnë konkurrencë jodiskriminuese, objektive dhe transparente, si dhe i gjithë procesii përzgjedhjes është transparent.

Procesi i rekrutimit mund të monitorohet nga OJQ-të.

Për informata të tjera, kontaktoni zyrën e Administratës të RTK-TV në numrin +383 (0) 38 230 102