business

Zhvillues/e i/e softuerit

  • star Publikuar: 09-04-2025
  • star Skadon: 30-04-2025
Kompani KESCO Energy
Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 494

Informacion

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Sistemit Informativ më datë 01-04-2025 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Zhvillimi, mirëmbajtja dhe optimizimi i aplikacioneve softuerike sipas kërkesave të Kompanise.
  • Analizimi i kërkesave funksionale dhe teknike për të krijuar zgjidhje efektive.
  • Shkrimi i kodit të pastër, të strukturuar dhe të dokumentuar mirë.
  • Testimi dhe debug-imi i aplikacioneve për të siguruar cilësi dhe performancë të lartë.
  • Integrimi i API-ve dhe shërbimeve të jashtme me sistemet ekzistuese.
  • Bashkëpunimi me ekipet e tjera për të përcaktuar dhe zbatuar zgjidhje teknike.
  • Përdorimi i Jira, Confluence dhe mjeteve të tjera për menaxhimin e detyrave dhe dokumentimin e projekteve.
  • Përditësimi i vazhdueshëm me teknologjitë më të fundit për të përmirësuar produktet dhe proceset.
  • Sigurimi i zhvillimit të aplikacioneve sipas standardeve dhe praktikave më të mira të industrisë.
  • Menaxhimi i ciklit të jetës së softuerit nga dizajnimi deri te implementimi dhe mirëmbajtja.
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i performancës dhe sigurisë së aplikacioneve.
  • Dokumentimi i proceseve dhe funksionaliteteve të zhvilluara për përdorim të ardhshëm.
  • Sigurimi që projektet të dorëzohen në kohë.
  • Zgjidhja e problemeve teknike dhe mbështetja për përdoruesit fundorë sipas nevojës.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Diplomë në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë e mëparshme në zhvillimin e softuerit, preferohet minimum 2+ vite.
  • Njohuri të avancuara në një ose më shumë gjuhë programimi si C#, Java, Kotlin, Python, JavaScript, Swift, etj.
  • Eksperiencë me .NET, Spring Boot, Node.js, Flutter, React Native ose teknologji të tjera të ngjashme.
  • Eksperiencë në zhvillimin e aplikacioneve mobile për Android (Java, Kotlin) dhe iOS (Swift, Flutter, React Native).
  • Njohuri mbi bazat e të dhënave SQL (MySQL, PostgreSQL, SQL Server) dhe NoSQL (MongoDB, Firebase).
  • Eksperiencë në përdorimin e Jira, BitBucket, Confluence, Git, Docker dhe mjete të tjera për menaxhimin dhe zhvillimin e projekteve.
  • Aftësi në debugging, testim dhe optimizim të aplikacioneve për performancë më të mirë.
  • Njohuri mbi API development (REST, GraphQL) dhe integrime me sisteme të jashtme.
  • Eksperiencë me CI/CD pipelines, Firebase dhe DevOps është një avantazh.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme.
  • Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje të problemeve komplekse.
  • Njohuri mbi konceptet e sigurisë së aplikacioneve dhe standardet e industrisë.
  • Aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF: https://careers.kesco-energy.com/job-vacancy/1078

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO KETU