business

Specialist/e i/e pritjes se dëmeve

  • star Publikuar: 27-02-2024
  • star Skadon: 06-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1412

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.

shpall

KONKURS PUNE

Titulli: Specialist/e i/e pritjes se dëmeve – (1) pozitë e lirë

Detyrat kryesore:

  • Dhënia për plotësim të formularit të kërkesës për dëmshpërblim të dëmtuarit personalisht ose përfaqësuesit të tij të autorizuar/ligjor;
  • Kopjimi i dokumentacionit për hapjen e praktikës së dëmit, si leje qarkullimi i mjetit motorik, patent shofer, policë sigurimi dhe letërnjoftim të personit që plotëson kërkesën për dëmshpërblim;
  • Të plotësoj praktikën e dëmit me dokumentet përkatëse si dhe regjistrimi i të dhënave në regjistrin elektronik të dëmeve, plotësimi i fletëhapjes së praktikës, plotësimi i kërkesës për konfirmimin e mbulimin në sigurim të mjetit shkaktar të aksidentit;
  • Në rastet kur dokumentacioni nuk është i plotë dhe kjo ndodh më së shumti me kërkesat që vijnë nga jashtë shtetit ku personave me sigurim të huaj i ka ndodhur aksident në Kosovë, bën korrespondencën me përfaqësuesit e tyre për plotësim dokumentacioni;
  • Komunikimi me degët e kompanisë lidhur me problematikat e trajtimit të kërkesave dhe komunikimi i vlerës për dëmshpërblim të dëmtuarit;
  • Komunikimi me palet me e-mail, telefon etj.
  • Lidhja e marrëveshjeve jashtgjyqësore me palët e dëmtuara apo përfaqësuesit e autorizuar/ligjor të tyre për dëmet materiale dhe jomateriale;

Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare);
  • Përvojë pune së paku 1 vit ( e preferueshme);
  • Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën angleze (në të folur dhe të shkruar e preferueshme);
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik.

Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi;
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV me fotografi,
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual (e rekomandueshme).

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: “Specialist/e i/e pritjes se dëmeve”

Konkursi është i hapur deri me datën 06.03.2024.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.

Vetëm kandidatët në e përzgjedhur në bazë të CV do të ftohen në intervistë.