Kategoritë
Institucione Publike
Numri i pozitave
1000
Vendi i punës
Të gjitha qytetet
Shikime
27170
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka hapur konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 ushtarëve rezervë.
Ky konkurs është i hapur nga data 15.12.2022 deri më 15.01.2023
Më poshtë i gjeni kriteret e aplikimit:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme,
- Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
- Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
- Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
- Të jetë i moshës 18 - 25 vjeçarë në datën e aplikimit;
- Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra.
- Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor; deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen);
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Diplma e shkollës së mesme/ e nostrifikuar, (diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet të i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
- Ekstrakti i Lindjes (jo më i vjetër se gjashtë muaj).
- Certifikata nga Gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime.
- Vërtetimi nga Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (dokumenti të jetë i nxjerrur brenda afatit të konkursit).
- Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës.
- Foto portret 4x4 për aplikim (elektronike).
- Dëshmi për kualifikime tjera (nëse posedon).
- Dokumenti i zotësisë së veprimit.
Aplikimi bëhet vetëm në formën ONLINE në faqen https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply
Linku për Aplikim: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply