business

Ofertim për ekspertizë – Trajnim mbi Inteligjencën Artificiale: Hapat e parë drejt së ardhmes digjitale

  • star Publikuar: 23-09-2025
  • star Skadon: 07-10-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER

Ofertim për ekspertizë – Trajnim mbi Inteligjencën Artificiale: Hapat e parë drejt së ardhmes digjitalePrishtinë,2025

TERMS OF REFERENCE (TOR) – Trajnim mbi Inteligjencën Artificiale: Hapat e parë drejt së ardhmes digjitale

INFORMACIONI I PËRGJITHSHËM

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” me seli në Prishtinë është një organizatë jofitimprurëse që synon përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe integrimin e tyre në shoqërinë kosovare përmes avokimit, përmirësimit të kushteve të banimit, krijimit të vendeve të reja të punës dhe organizimit të trajnimeve të ndryshme.

KONTEKSTI I NDËRHYRJES

Në Kosovë, studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përballen me sfida në arsim dhe përgatitje profesionale, të cilat ndikojnë në pjesëmarrjen dhe suksesin e tyre në tregun e punës. Një nga aftësitë më të rëndësishme për të ardhmen profesionale dhe personale është njohja me inteligjencën artificiale (AI), e cila po ndryshon mënyrën se si funksionojnë profesionet, teknologjia dhe shoqëria.

Trajnimi mbi inteligjencën artificiale synon të pajisë studentët me njohuri bazë dhe praktike mbi AI, të kuptojnë rëndësinë e saj dhe të zhvillojnë aftësi që mund t’i përdorin në arsimin e lartë dhe në tregun e punës.

QËLLIMI SPECIFIK

  • Trajnimi me temë “Hapat e parë drejt Inteligjencës Artificiale: Aftësitë që çdo student duhet t’i dijë” synon t’i pajisë studentët me njohuri dhe aftësi praktike për përdorimin e AI në mënyrë etike dhe efektive, duke përfshirë:
  • Kuptimin e koncepteve bazë të AI dhe aplikimeve të saj praktike
  • Zhvillimin e aftësive digjitale dhe të mendimit kritik në përdorimin e AI
  • Përdorimin e mjeteve të AI për studime, projekte dhe zhvillim profesional
  • Ky trajnim do të ndihmojë studentët të jenë më të përgatitur për sfidat e tregut të punës, të kuptojnë ndikimin e AI në profesione të ndryshme dhe të zhvillojnë kreativitet dhe inovacion.

AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Trajnimi është dizajnuar për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, veçanërisht ata që duan të zhvillojnë aftësi digjitale dhe të jenë konkurrues në tregun e punës.

Përdorimi:

  • Studentët përfitues do të jenë në gjendje të:
  • Kuptojnë konceptet kryesore të AI dhe mënyrën se si funksionon ajo
  • Përdorin mjete dhe aplikacione të thjeshta AI për projekte akademike dhe personale
  • Diskutojnë përdorimin etik të AI dhe ndikimin e saj në shoqëri dhe ekonomi
  • Rrisin kreativitetin dhe aftësitë problem-zgjidhëse përmes teknologjive digjitale

METODOLOGJIA DHE PROCESI

  • Trajnimi do të organizohet në sesione interaktive 1-ditore, duke përfshirë:
  • Prezantime mbi konceptet dhe aplikimet e AI
  • Ushtrime praktike me mjete digjitale dhe platforma AI (p.sh., ChatGPT, mjete për analiza të të dhënave, krijim përmbajtjeje)
  • Raste studimore dhe punë në grupe
  • Diskutime mbi etiken, sigurinë dhe ndikimin shoqëror të AI
  • Procesi i angazhimit të trajnerit përfshin:
  • Rekrutimi i trajnerëve – Shpallja publike dhe përzgjedhja e kandidatëve me përvojë në AI dhe trajnime për studentë
  • Seleksionimi dhe intervistimi – Vlerësimi sipas njohurive teknike, aftësive pedagogjike dhe përvojës me studentë
  • Kontraktimi dhe koordinimi – Përgatitja e materialeve të trajnimit në koordinim me organizatën
  • Dorëzimi i trajnimeve – Ofrimi i sesioneve interaktive dhe praktike që angazhojnë studentët në mënyrë aktive

PRODUKTET E TRAJNIMIT

  • Pas përfundimit të trajnimit, studentët pritet të jenë në gjendje të:
  • Përdorin AI për projekte akademike dhe personale
  • Kuptojnë ndikimin e AI në profesione dhe në shoqëri
  • Zhvillojnë aftësi problem-zgjidhëse dhe kreativitet në përdorimin e teknologjive digjitale
  • Diskutojnë përdorimin etik dhe të përgjegjshëm të AI
  • Nën-produktet përfshijnë:
  • Raportet e trajnimeve – dokumentimi i përmbajtjes, pjesëmarrjes dhe efektit të trajningut
  • Materialet e trajnimit – manuale, prezantime dhe shembuj praktikë për përdorim të mëvonshëm

PLANI DHE BUXHETI

OJQ-ja mbulon 120 euro për ditë për trajnerët, me angazhim maksimal prej 5 ditësh.
Ofertuesit duhet të dorëzojnë planin e punës dhe buxhetin për temën “Hapat e parë drejt Inteligjencës Artificiale”. Vlerësimi do të bazohet në përputhjen me çmimet e tregut dhe cilësinë e ofertës së dorëzuar.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në fushat e Teknologjisë, Informatikës, Edukimit ose fusha të ngjashme
  • Përvojë në zhvillimin e trajnimeve mbi AI ose aftësi digjitale
  • Minimum 3 vjet përvojë në ofrimin e trajnimeve
  • Preferohet përvojë me studentë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale
  • Aftësi për zhvillimin e sesioneve interaktive dhe motivuese
  • Përkushtim për përmbushjen e afateve dhe detyrave të përcaktuara

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR / KUSHTET PËR APLIKIM

  • Të interesuarit duhet të dërgojnë:
  • CV
  • Ofertë me buxhet të detajuar dhe plan pune për temën e trajnimit

Dokumentet duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected]

MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT:

Aplikimet pranohen përmes email-it në formë të shkresës zyrtare.
Afati i fundit për aplikim: 07/10/2025
Ju lutemi specifikoni në subjektin e email-it: "Ofertë për trajnim – Hapat e parë drejt Inteligjencës Artificiale"
Aplikimet e dërguara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.