business

Zyrtar/e ligjor/e

  • star Publikuar: 22-04-2025
  • star Skadon: 22-05-2025
Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 358

Zyra Noteriale – Noter Mimoza Zabeli-Sinani, me seli në Prishtinë shpall këtë:

K O N K U R S

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar/e ligjor/e 2 (dy) pozita;

Paga: e negociushme

Periudha: me orar të plotë, me afat të caktuar 1 vit - me mundësi vazhdimi, puna provuese 3 muaj;

Vendi i punë: Prishtinë në Zyrën e noterës dhe vizita në teren sipas nevojës;

Detyrat e vendit të punës: Merr pjesë, asiston noteren dhe harton dokumente të ndryshme nga fusha e noterisë siç janë por duke mos u kufizuar në procesverbale, akte noteriale, deklarata të palëve, udhëzon palët për kompletimin e dokumentacionit ligjor-juridik të nevojshme për ofrimin e shërbimeve noteriale dhe i kontrollon ato dokumente, raporton te noterja për procesion e punës dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara nga noterja, konform legjislacionit në fuqi.

Kualifikimet arsimore & profesionale si dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare nga Fakulteti Juridik;
  • Njohuri të thellë profesionale në fushën e legjislacionit dhe akteve ligjore;
  • Shkathtësi kompjuterike të programeve si Word dhe Excel janë të një rëndësie të veçantë;
  • Shkathtësi në komunikim me palë dhe planifikim të procesit të punës;
  • Përvojë pune ne zyrë noteriale është e preferueshme por jo obligative.


Mënyra e aplikimit: të dërgohet një CV, të cilës duhet bashkëngjitur letërnjoftimi i aplikantit, diploma universitare, certifikatat e trajnimeve, letë rekomandimet (referenca) dhe dokumente të tjera relevante.

CV të dërgohet përmes emailit: [email protected]
Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistim.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu