
Kompani
K.S. Sigkos
Kategoritë
Sigurime, Ligjore
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
401
Kompania e Sigurimeve Sigkos Sh. A., ka kënaqësinë që të ftoj të gjithë të interesuarit të cilët janë proaktiv, bashkëpunues dhe të përgjegjshëm, që të aplikojnë për pozitën në vijim:
ZYRTAR/E LIGJOR/E – 1 (një) pozitë
Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përfaqësimi i kompanisë në konteste gjyqësore dhe para organeve tjera sipas autorizimit;
- Përfaqësimi i kompanisë në proceset e ndërlidhura për çështje administrative;
- Përpilon shkresa të ndryshme për të gjitha fazat e procedurave gjyqësore dhe/apo administrative;
- Përpilimi i akteve administrative të kompanisë në raport me palët e treta si, kontrata bashkëpunimi, dhe kontrata të natyrave të tjera sipas nevojës;
- Përgatit raporte në bashkëpunim me mbikëqyrësin direkt;
- Ofrimi i opinionit ligjor për nevoja të kompanisë në të gjitha çështjet e brendshme operacionale;
- Inicimi dhe ndjekja e procedurave të përmbarimit ndaj debitorëve të produkteve të sigurimit;
- Detyra të tjera sipas kërkesës se mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë, që ndërlidhen me natyrën e punëve ligjore.
Kualifikimet, përvoja dhe cilësitë:
- Kualifikim i lartë arsimor (diplomë universitare në Fakultetin Juridik);
- Provimi i Jurisprudencës konsiderohet përparësi;
- Preferohet dy (2) vite përvoje pune profesionale (përvoja e punës në kompani të sigurimeve konsiderohet përparësi);
- Aftësi të përfaqësimit në raste gjyqësore;
- Njohuri në kornizën ligjore, në përpilimin e shkresave ligjore dhe në rregulloret e aplikueshme;
- Njohuri te mira kompjuterike, dhe te gjuhës angleze;
- Aftësi te shkëlqyeshme te komunikimit, prezantimit dhe organizimit;
- Të respektoj etikën, kulturën organizative dhe vlerat e kompanisë;
- Të ketë vetë iniciativë, i/e gatshme për të marrë përgjegjësi shtesë në çdo moment;
- Të ketë Patentë shoferi, kategoria B.
Procedura për aplikim:
Kandidatët për këtë pozitë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e tyre si: CV-në, letër motivimin, diplomën dhe dëshmitë tjera te kualifikimit, përvojën e punës, etj.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Afati i aplikimit është i hapur deri me datë: 23.04.2025.