Kompani
Papenburg & Adriani Company
Kategoritë
Administratë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Lipjan
Shikime
20432
Papenburg & Adriani Company SH.P. K me seli ne fsh.Grackë e vjetër - Lipjan shpall konkurs për pozitën:
- Asistente Administrative
Përgjegjësitë dhe detyrat :
- Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
- Përgjegjëse për komunikim elektronik dhe informim për gjithë;
- Pranon telefonatat dhe drejton ato në mënyrë efikase;
- Koordinon takimet në mes punonjësve me palët e treta;
- Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidati/ja duhet të ketë nivelin e studimeve Bachelor preferohet Fakulteti Ekonomik;
- Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
- Përvojë pune në administratë;
- Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe komunikimi
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]
Tek subjekti, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni “Asistente Administrative”.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 26 Janar deri më 15 Shkurt 2023.