
KONKURS PUNE – 2 ARKETAR/E
Bleta Market SHPK – Prishtinë
Bleta Market SHPK shpall konkurs për dy pozita pune si Arkëtar/e, për punë me orar të plotë në lokalin tonë në Rrugën Prekazi, Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Pranimi dhe arkëtimi i pagesave nga klientët (me para kesh ose kartelë)
- Lëshimi i kuponëve fiskal
- Mirëmbajtja e arkës dhe raportimi ditor i shitjeve
- Kujdesi ndaj klientëve dhe ofrimi i shërbimit të sjellshëm
- Mbajtja e pastërtisë dhe rendit në hapësirën e punës
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune si arkëtar/e (përparësi, por jo e domosdoshme)
- Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje e mirë me klientët
- Përgjegjësi, ndershmëri dhe korrektësi në punë
- Gatishmëri për punë në orar fleksibil
Çka ofrojmë:
- Ambient pune miqësor dhe stabil
- Pagesë konkurruese
- Mundësi për punë afatgjatë
Vendi i punës: Bleta Market SHPK, Rr. Prekazi, Prishtinë
Afati i aplikimit: Deri më , 18 tetor 2025
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në:
[email protected]
ose personalisht në market gjatë orarit të punes.
Apliko shpejtë përmes sistemit!