business

Inspektor i Shërbimeve Publike

  • star Publikuar: 25-07-2024
  • star Skadon: 23-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 738

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i shkencave shoqërore

Titulli i pozitës së punës: Inspektor i Shërbimeve Publike

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: 6.6

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 24/07/2024

Afati për aplikim: 25/07/2024 - 23/08/2024

Institucioni : Komuna Prishtinë

Departamenti : Drejtoria e Inspekcionit

Divizioni: Sektori i Rendit Komunal

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës : RN00014636

Kodi: RPC0008175

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve (Ajri, Uji, Dheu, Produktet, Deponitë, etj) në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret e Komunës;
  • Mbrojtjen e hapësirave komunale dhe publike nga dëmtimet, keqpërdorimet dhe shfrytëzimet e paautorizuara, sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi;
  • Marrjen e masave dhe veprimeve përkatëse për të siguruar rendin dhe ligjshmërinë në lëminë e komunikacionit dhe parkingjeve sipas ligjeve dhe rregulloreve te komunës;
  • Të sigurojë implementimin e ligjeve dhe rregulloreve nga subjektet afariste, dhe inicimin e procedurave kundërvajtëse dhe ushtrimin e fletëparaqitjeve penale;
  • Parandalimi dhe marrja e masave ndaj kyçjeve të paligjshme, keqpërdorimi apo dëmtimi i infrastrukturës së ndërmarrjeve publike komunale;
  • Konfiskimi i mallit nga subjektet afariste, shitësit ambulant, në raste kur malli është pa dokumentacion përcjellës, ose vlerësohet si i dëmshëm apo i paligjshëm;
  • Inspektimi i shesheve, parqeve, hapësirave te tjera te gjelbëruara, hapësirave reklamuese etj.
  • Inspektimin e aktiviteteve qe shkaktojnë çrregullime të përgjithshme në ambient dhe të identifikojë palën përgjegjëse që ka shkaktuar ato;
  • Të organizojë kontrollime të rastit;
  • Të kryeje edhe punë tjera të ngjashme të përcaktuara me ligj dhe rregulloret e komunës.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Diplomë e nivelit të pestë të Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK), për profesione deficitare (TIK);
  • Kualifikime të posaçme formale:Fakulteti Juridik, Ekonomik(pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale, Gjeografi, Administratë Publike.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point,);
  • Trajnimet në fushat qe mbulohen me përshkrim te detyrave (të dëshiruara);
  • Shkathtësi dhe aftësi për të ndërtuar raporte kolegiale dhe profesionale.
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve njohja e pakos Microsoft Office (Word, Excell, Power Point,dhe Outlook).
  • Shkathtësi në komunikim verbal dhe të shkruar.


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike). Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 07/09/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë, janë si në vijim:

  • Ligji nr. 08/L-197 për zyrtar publik
  • Ligji për Kryeqytetin
  • Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës.

VËMENDJE:

“Komunitetet jo shumice¨ dhe pjese¨tare¨t e tyre, personat me afte¨si te¨ kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil te¨ Kosove¨s, sic¸ specifikohet ne¨ LZP”.

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  1. Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  2. Mënyra e aplikimit
  3. Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  4. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Linku se si të aplikoni përmes platformës SIMBNJ: https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen