Arjeta Group SH.P.K për njësinë e saj QTA në Skënderaj shpallë konkurs për këto vende të lira Pune :
- 3 – Sektorist
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Sektorist/e
Lokacioni i Punës, QTA Njësia Skënderaj
- Asiston konsumatorët gjatë blerjes, me kujdes përkushtim të madh,
- Është përgjegjës për palimin e mallit dhe përcjelljen e afateve të skadencës për mallrat përkatëse,
- Bashkëpunon dhe raporton në mënyrë të vazhdueshme me kolegun e tij/saj të punës në lidhje me procesin e punës.
- Kujdeset për renditjen, rregullimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha produkteve në Market.
Kualifikimet e Kërkuara
- Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm
- Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm.
- Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale;
- Përkushtim dhe etik në punë.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) [email protected] ose drejtpërdrejt duke plotësuar aplikacionin në Njësinë tonë në Skënderaj.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim
Konkursi do të jetë i hapur nga data 14 Mars 2024 deri më 21 Mars`2024.