business

Asistent/e Administrativ/e

  • star Publikuar: 19-06-2025
  • star Skadon: 03-07-2025
Kategoritë Administratë
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Në përputhje me dizpozitat e Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, Ligjit Nr.08/L-012 për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit dhe Statutin e Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës për Periudhën e Përkohshme me nr. prot. 842/25 dt.05.02.2025 dhe bazuar në Vendimin e Bordit Drejtues Nr.63-BD/2025 dt. 13.06.2025 Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS

(PËR VEND TË LIRË PUNE)

Titulli i punës: Asistent/e Administrativ/e i/e Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës.

I raporton: Drejtorit Ekzekutiv te Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës

Kohëzgjatja e emërimit: 4 vjet (me mundësi vazhdimi)

Niveli i pagës: 600 EURO,

Orari i punës: 40 orë punë në javë

Pozita e kërkuar: 1

Afati kohor i aplikimit: 18.06.2025 – 03.07.2025

Institucioni: Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Pune administrative në kuadër të Odës;
  • Mbajtja e procesverbaleve te takimeve;
  • Komunikimin me publikun, web dhe rrjetet sociale;
  • Ofron mbështetje administrative për organet dhe anëtarët e Odës;
  • Kryen detyra të përditshme administrative të zyrave të Odës;
  • Mbështetje në përgatitjen e raporteve dhe prezantimeve.
  • Koordinimi dhe administrimi i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm përmes telefonit dhe email-it.
  • Ofron mbështetje në menaxhimin e dosjeve dhe arkivave, duke siguruar që informacionet janë të organizuara dhe lehtësisht të arritshme.
  • Mbeshtetja e administrates ne organizime te ndryshme te Odes.
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori Ekzekutiv.

Adresa: Kompleksi Rilindja, Kontejneri Nr.3, 10000 Prishtinë, Kosovë, NRF: 603384851 Faqe 1 nga 3 ________________________

Kërkesat e përgjithshme për punësim:

  • Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një vepre penale për të cilën egziston një vendim i formës së prerë;
  • Të ketë njohuri për për menaxhimin e webfaqes, rrjeteve sociale, etj.

Kërkesat e përgjithshme formale:

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë (e preferueshme)
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku një (1) vite përvojë pune në pozita administrative është përparësi.
  • Shkathtësitë kompjuterike: Aftësi për të punuar në aplikacionet Microsoft Office, etj;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Kërkesa të përgjithshme (Njohuri, Aftësi, Cilësi, Kompetenca)

  • Profesionalizëm;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Orientimi në rezultat;
  • Komunikimi efektiv dhe puna ekipore;

Dokumentacioni obligativ që duhet bashkangjitur aplikimit:

  • Biografia (CV) (CV-ja duhet të përmbajë sqarime të detajuara lidhur me natyrën e përvojës së aplikantit);
  • Kopje të diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimor të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar;
  • Vërtetim për përvojën e punës/certifikatë e lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, e cila përcakton pozicionin e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozicion.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit; (e preferueshme)
  • Letër motivimi;
  • Kopje e letërnjoftimit/pasaportës; ( me afat);
  • Vërtetim nga gjykata se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e dhënies;
  • Deklarata nën betim bashkangjitur konkursit;

Adresa: Kompleksi Rilindja, Kontejneri Nr.3, 10000 Prishtinë, Kosovë, NRF: 603384851 Faqe 2 nga 3
________________________

Kriteret e vlerësimit:

  • Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kushtet pas vlerësimit të Dokumentacionit nga Komisionit Vlerësues bazuar në Kërkesat e Konkursit dhe të cilët bëhen pjesë e listës së ngushtë, do të njoftohen dhe ftohen t’i nënshtrohen vlerësimit përmes intervistimit.
  • Njoftimi mbi Kandidat-in/en i/e suksesshëm-e bëhet në web faqe të MMPHI-së Direktoriumin e ODËS SË ARKITEKTËVE: https://mmphi.rks-gov.net/LicensingProgram/LicensingProgram?type=1101 dhe në faqet zyrtare të OARK-së në Facebook, LinkedIn e Instagram.
  • Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre dhe personat me aftësi të kufizuar kanë të drejtë për përfaqësim proporcional, siç është specifikuar në Ligj.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit ose ato të pakompletuara nuk do të pranohen dhe nuk do ti nënshtrohen vlerësimit nga Komisioni Vlerësues.

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet përmes postës elektronike në adresën OARK: Emaili: odaearkitekteverks@gmail.com

Ju lutem shënoni në Titull / Subject të E-mailit: Aplikim për Pozitën: Asistent/e Administrativ/e i/e Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës.