business

Shitës Ambulantiv (2), Menaxher i Shitjes (2), Agjent i Shitjes – Gastronomi (2), Shofer – Kategoria C (2), Pastruese (2)


Ruaj
  • star Publikuar: 08-06-2026
  • star Skadon: 30-06-2026
Kompani ARBERIA SHPK
Kategoritë Menaxher/e, Mirëmbajtje, Shitje, Shofer
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 10

ARBËRIA SHPK

Fabrika e Ujit “Alpeve”

SHPALL KONKURS PUNE

ARBËRIA SHPK – Fabrika e Ujit “Alpeve” fton kandidatët e interesuar të aplikojnë për pozitat e hapura të punës:

1. Shitës Ambulantiv (2 Pozita)

📍 Rajoni i Prishtinës

Kriteret:

  • Patentë shoferi – Kategoria B
  • Aftësi të mira komunikimi dhe shitjeje
  • Përvojë e mëparshme në shitje përbën përparësi

Përgjegjësitë:

  • Shitja dhe distribuimi i produkteve të kompanisë në markete
  • Mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues
  • Zgjerimi i rrjetit të klientëve

2. Menaxher i Shitjes (2 Pozita)

📍 Rajoni i Prishtinës

Kriteret:

  • Përgatitje universitare – Fakulteti Ekonomik
  • Patentë shoferi – Kategoria B
  • Përvojë në menaxhim dhe shitje
  • Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse

Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i ekipit të shitjes
  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive të shitjes
  • Monitorimi i rezultateve dhe arritja e objektivave të kompanisë

3. Agjent i Shitjes – Gastronomi (2 Pozita)

📍 Rajoni i Prishtinës

Kriteret:

  • Patentë shoferi – Kategoria B
  • Aftësi të mira negocimi dhe komunikimi
  • Përvojë në shitje përbën përparësi

Përgjegjësitë:

  • Promovimi dhe shitja e produkteve të kompanisë në kafiteri, restorante dhe objekte gastronomike
  • Zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët
  • Identifikimi i mundësive të reja të shitjes

4. Shofer – Kategoria C (2 Pozita)

📍 Depo, Zona Industriale, Prishtinë

Kriteret:

  • Patentë shoferi – Kategoria C
  • Përvojë pune në transport dhe distribuim
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë

Përgjegjësitë:

  • Transportimi dhe distribuimi i produkteve të kompanisë
  • Kujdesi për automjetin dhe dokumentacionin përcjellës
  • Respektimi i rregullave të trafikut dhe procedurave të kompanisë

5. Pastruese (2 Pozita)

📍 Administratë, Depo Zona Industriale, Prishtinë

Kriteret:

  • Përgjegjësi dhe përkushtim në punë
  • Përvojë e mëparshme në pozita të ngjashme përbën përparësi

Përgjegjësitë:

  • Mirëmbajtja e pastërtisë në hapësirat administrative dhe të punës
  • Kujdesi për higjienën e ambienteve sipas standardeve të kompanisë

Kushtet e Aplikimit

  • Kandidatët duhet të dorëzojnë CV me fotografi.
  • Përvojat relevante të punës përbëjnë përparësi.

Mënyra e Aplikimit

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë:

  • Personalish në zyrat e kompanisë në Zonën Industriale, prapa ETC-së, Prishtinë; ose
  • Përmes emailit: [email protected]

📅 Afati i aplikimit: 08.06.2026 – 30.06.2026

📞 Kontakt (Viber): +383 44 739 333

Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.